Sfidat e kancerit të gjirit në kohë pandemie

kancerit të gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por këtë vit shumica e institucioneve të kujdesit shëndetësor janë të përqendruara tek pandemia e koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell bisedoi me një të mbijetuar të kancerit të gjirit në Afrikën e Jugut, e cila po përpiqet të mbrohet nga prekja me COVID-19 dhe një përsëritje e kancerit.

Leanne Upiter Beer e ndjente se diçka nuk shkonte mirë. Për javë të tëra, mësuesja 49 vjeçare kishte vërejtur ndryshime shqetësuese në gjirin e saj të djathtë.

“Shkova të bëja mamografinë duke e ditur se do të kisha kancer të gjirit. Thjesht e ndieja se kjo ishte ajo që kishte ndodhur”, thotë Leanne Upiter Beer.

Lexoni: Kreu i OBSH u bën thirrje liderëve të mos dorëzohen

Ajo kishte të drejtë. Kanceri i saj ishte i një forme agresive dhe kishte përparuar. Disa ditë më vonë ajo filloi gjashtë muaj rraskapitës të kimioterapisë. Tani që po mëkëmbet, Leanne ndërmerr hapa për të shmangur prekjen nga koronavirusi.

“Jam shumë e kujdesshme. Kur dikush është me mua më thotë,” Oh, sa herë i pastrove duart? ” Dhe unë përgjigjem, ‘nuk humbas gjë?’ Thjesht duhet të pastroj duart e mia. Dhe nuk h ezitoj t’i them dikujt: “të lutem vendos maskën”, ose “thjesht mund të ulesh pak më larg meje?”

Profesionistët mjekësorë theksojnë se beteja kundër kancerit të gjirit në Afrikën e Jugut vazhdon edhe gjatë pandemisë. Mjekja Saadia Laher, e cila punon në repartin e kancerit të gjirit në një spital qeveritar, thotë se ndërgjegjësimi dhe ekzaminimi janë përmirësuar, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Ne kemi statistika më të mira të zbulimit të kancerit dhe kjo ka ardhur krahas rritjes së kontrollit dhe dërgjegjësimit. Megjithatë, ka shumë faktorë të rrezikshmërisë që gjithashtu kanë ndryshuar, duke e bërë këtë kancer më të përhapur”, thotë Dr. Laher.

Por mjekja thotë se ka lajme të mira.

“Ka pasur gjithashtu ndryshime në mënyrën se si e menaxhojmë kancerin e gjirit. Përparimet teknologjike na kanë lejuar ta menaxhojmë dhe ta trajtojmë ndryshe kancerin e e gjirit në fazat e hershme”, thotë mjekja.

Afrika e Jugut është një nga shoqëritë më të pabarabarta në botë dhe sistemi shëndetësor e bën mjaft të qartë një gjë të tillë. Upiter Beer thotë se ekzaminimi falas është i rëndësishëm por ajo shqetësohet për pacientet me kancer të gjirit që nuk kanë burimet e nevojshme për t’u mjekuar.

“Është trajtimi pas kancerit, mbështetja, ajo që është shumë e rëndësishme për t’u shëruar. E di që tingëllon si një term i rëndomtë, por mendoj se bën dallimin e madh për një grua”, thotë Leanne Upiter Beer.

Menjëherë pasi ajo u shpall pa kancer, pandemia e koronavirusit pllakosi Afrikën e Jugut. Leanne tani përballet me detyrën e rimëkëmbjes së imunitetit të saj ndërsa ka nën  kujdes rreth 70 nxënës.

Ajo thotë se është emocionuar që është kthyer në shkollë, edhe pse e di që puna e saj paraqet rreziqe shëndetësore. Për të, është një kujtesë e përditshme se sa e çmuar është jeta. /VOA

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale