Sfidat e arsimit profesional: praktika të reja mësimore dhe rritje e aftësive digjitale të mësuesve - Business Magazine Albania

Sfidat e arsimit profesional: praktika të reja mësimore dhe rritje e aftësive digjitale të mësuesve

Sfidat e arsimit profesional

Arsimi gjendet para sfidës së edukimit të një gjenerate të lindur në epokën e teknologjisë.

Programi i Swisscontact “Aftësi për Punë” dhe Agjensia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve ka zhvilluar një tryezë lidhur me arritjet dhe sfidat e edukimit në arsimin profesional gjatë dhe pas pandemisë.

Bazë diskutimi për të këtë tryezë ishin rezultatet e vlerësimit të procesit mësimor në shkollat e mesme profesionale gjatë vitit akademik 2020-2021.

Pjesë e këtij studimi u bënë 60% e mësuesve të shkollave të mesme profesionale. Studimi tregoi se platforma më e përdorur ishte ajo e Google Classroom. Pavarësisht se këto shkolla u gjendën një hap para drejt digjitalizimit të procesit mësimor, pasi ato kanë edhe një platformë të dedikuar MësoVet, dhe më shumë investime laboratorike te gjimnazet, sërish sfidat mbeten të larta.

Migena Kapllanaj, e cila prezantoi studimin vuri në dukje se sfidat kryesore janë: Nevoja për më shumë trajnime për aftësitë digjitale të mësuesve, transformimi i metodave të mësimdhënies dhe nevoja për pajisje dhe shërbimeve mbështetesë.

Zamira Gjini, Drejtore e Politikave të Zhvillimit Arsimor në Ministrinë e Arsimit tha se në strategjinë kombëtare për arsimin 2023-2030 edukimi digjital është një nga 5 prioritetet.

Lexo: Tregtia online: vendim i ri për rritjen e sigurisë së konsumatorit

Fatjon Dragoshi, Menaxher i Projektit “Aftësi për Punë” tha se e gjithë sfida jonë është të përgatisim shkollat për t’i bërë të gatshme të edukojnë autoktonët digjitalë, që është pikërisht brezi që po i afrohet shkollës së mesme. Për këtë sipas tij, nevojitet angazhimi i të gjithë aktorëve në fushën e edukimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0