Tregtia online: vendim i ri për rritjen e sigurisë së konsumatorit - Business Magazine Albania

Tregtia online: vendim i ri për rritjen e sigurisë së konsumatorit

tregtia online

Teksa pandemia tregoi se tregtia online pa një zhvillim mjaft të madh, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka marrë hapin e parë drejt formalizimit.

Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, që sipas saj rrit sigurinë e konsumatorit:

“Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve, me disa saktësime që duhet të kenë kontratat e këtij lloj tregtimi, me qëllim që konsumatori kur blen një produkt apo shërbim online të jetë i mbrojtur. Konkretisht, vendimi ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave, e cila është 14 ditë nga dita që konsumatori merr mallin në shtëpi. Pra, konsumatori ka të drejtë 14 ditë që ta kthejë mbrapsht këtë produkt”, tha Ibrahimaj.

Po ashtu, ajo theksoi se vendimi ka të bëjë edhe me shërbimet e pagesave. “Vitin e kaluar ka pasur një ndryshim në ligjin e pagesave dhe përmes këtij projektvendimi saktësohet dhe ka një siguri më të lartë në shërbimin e pagesave të konsumatorit”, u shpreh Ibrahimaj.

E pyetur mbi bizneset online që nuk janë subjekte tatimore, Ibrahimaj theksoi se “ka një taskforcë që është ngritur dhe ka për qëllim identifikimin e subjekteve pa NIPT”.

Lidhur me pagesën e taksave nga këto subjekte, Ibrahimaj theksoi se “ato do të funksionojnë si biznes fizik”.

Sektori i tregtisë online

Por, sektori i tregtisë online në Shqipëri është hasur me probleme të shumta. Shumica e bizneseve të përfshirë në sektor e kanë mjaft të vështirë për t’u formalizuar, për shkak edhe të infrastrukturës që mungon si dhe interesimit të ulët të njerëzve. Por, tregu i ka gjetur mënyrat.

Lexo: 3 gjërat që do t’ju bëjnë më të lumtur sesa të fitoni llotarinë, sipas një profesori të Harvardit

Në vitet e fundit ka pasur një interes të shtuar për hapjen e postave private, të cilat janë shtuar dhe kanë luajtur një rol kryesor gjatë pandemisë, duke iu përshtatur edhe strukturës së informalitetit.

Shpeshherë kompanitë në këtë sektor nuk përmbushin detyrimet e tyre në shërbimin e shpejtë dhe cilësor ndaj klientëve, ndërsa komisionet e larta në transfertat bankare dhe vështirësia e aksesit në to kanë bërë që shumë kompani të përdorin me detyrim shërbimim nëpërmjet pagesave me para në dorë. Business Magazine ka raportuar për vështirësitë e sektorit e-comemerce, duke filluar nga mënyrat e pagesës deri tek shërbimi final.

Ndërkohë edhe Banka Botërore ka qenë një nga aktorët që ka bërë thirrje për avancimin e këtij tregu, duke treguar se Shqipëria ka një potencial të lartë.

Lexo: Lulëzon tregtia online. Ja lista e subjekteve ku mund të porosisni online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0