Pas suksesit të dy sezoneve të para, që sollën në vëmendje histori reale të sipërmarrjes shqiptare dhe frymëzuan një brez të tërë profesionistësh, Think Big rikthehet me një sezon të tretë që vendos theksin te realiteti i biznesit vendas dhe te njerëzit që e formësojnë atë çdo ditë.
Episodi i parë nis me një histori që mishëron guximin për të ndërtuar, për të inovuar dhe për të krijuar një produkt nga Shqipëria –Patoko, që është një kompani teknologjike me qendër në Tiranë, e përkushtuar për të sjellë ndikim të vërtetë në Shqipëri. Me një ekip të vogël, por të apasionuar, Patoko po ndërton zgjidhje që kombinojnë përvojën më të mirë për përdoruesin dhe çmimet më të ulëta – sepse besojnë se shqiptarët e meritojnë më të mirën. Aktualisht, ofrohen shërbime si taxi, autobusë dhe oferta të përditshme – dhe ky është vetëm fillimi.
Arbër Kadia, themelues i Patoko, do të ndajë për herë të parë në një intervistë ekskluzive:
-
Rrugëtimin e tij personal dhe profesional;
-
Çfarë e shtyu të ndërtonte një SuperApp nga Shqipëria për shqiptarët;
-
Si lindi ideja, çfarë e bën Patoko-n ndryshe;
-
Vlerën e stafit dhe kulturën që qëndron pas çdo funksioni të aplikacionit.
Ky episod i Think Big është më shumë se një rrëfim, është një analizë nga brenda e një modeli biznesi që synon të ofrojë zgjidhje konkrete për tregun lokal dhe potencial global. Një mundësi për të kuptuar se si teknologjia, vizioni dhe puna e përditshme ndërtojnë platforma që mund të ndikojnë realisht në jetën e përditshme.
Lexo edhe:Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!
Premiera:
E martë, 27 maj
Ora 20:15
Në kanalin zyrtar të YouTube të Business Magazine Albania
Ky është një episod që nuk duhet humbur nga profesionistët, investitorët, të rinjtë me ide dhe të gjithë ata që janë të interesuar të kuptojnë se si ndërtohen produktet me ndikim – jo në teori, por në praktikë.
Bëni Subscribe tani në kanalin tonë në YouTube dhe bëhuni pjesë e një sezoni që ndjek nga afër rrugëtimet më domethënëse në sipërmarrjen shqiptare.
Deri më tani, kemi transmetuar 2 Sezone, të cilat janë mirëpritur nga audiencat në internet. Shihni më poshtë:
ThinkBig 2
Episode 1 – ThinkBig me Vasil Naçi
Episode 2 – Fuqia e Inovacionit ne Banke
Episode 3 – ThinkBig me Sivig (Sigma Viena Insurance Group)
Episode 4 – ThinkBig me CardoAI
Episode 5 – ThinkBig per Turizmin me Vasil Bedinaj (Regina Group)
Episode 6 – EasyPay sjell sfidat dhe sukseset ne ThinkBig
ThinkBig 1
Episode 6 – Mendo Përtej të Zakonshmes me Xheni Gjikuria & Xhonatan Islamaj
Episode 5 – Bëj Diferencën – Episodi 5-të me Altin Prengën (Mrizi i Zanave)
Episode 4 – Gjej Vetëmotivimin – Episodi 4-të me Ejup Ahmeti
Episode 3 – Puno për ëndrrën tënde – Episodi 3-të me Albi Zhulalin
Episode 2 – Guxo për më shumë! – Episodi 2 “Think Big” me Sara Karaj
Episode 1 – Ndiq Pasionin – Episodi 1 “Think Big” me Valbona Begollin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.