SES, mundësia juaj për të pasur një konsulent gjerman në kompani - Business Magazine Albania

SES, mundësia juaj për të pasur një konsulent gjerman në kompani

SES

A e dini se me përmes një konsulence me pak shpenzime mund të përmirësoni cilësinë e biznesit tuaj? Një prej organizatave që vë në dispozicion konsulentë me përvojë është SES, Fondacioni i Ekonomisë Gjermane, i krijuar në vitin 1983. SES prej 13 vitesh ndodhet në Shqipëri. Ai ka një grup vullnetarësh eskpertë të fushave të ndryshme, të niveleve të para dhe nivelit të dytë të menaxhimit. Këta ekspertë kanë dalë në pension, por që japin ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme në mënyrë vullnetare.

Guri Tome përfaqësues i organizatës për Shqipërinë tregon se, dy vitet e fundit është realizuar një projekt pilot që ka rezultuar i suksesshëm edhe për ekspertët mbi 30 vje, pra ende në marrëdhënie pune.

Sipas tij, “program ka si qëllim angazhimin e ekspertëve që janë ende në punë mbi 30 vjeç. Me dëshirën e tyre janë regjistruar tek SES për të marrë pjesë në misione vullnetare”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Ku mund të japin ndihmë ekspertët? Ata mund të mbështesin çdo fushë, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Përmes pranisë së këtyre ekspertëve kompania, sipërmarrësi, apo ekipi i punës, mund të marrin mbështetje në tajnim, menaxhim, përmisim të procesit të punës, marketing. Pjesë e mbështetjes sipas Gurit, janë jo vetëm kompanitë private, por edhe institucione të tjera publike, lokale apo qëndrore.

SES numëron në listat e tij të vullnetarëve rreth 12 mijë ekspertë, 2500 ekspertë në misionin “+30” ndërsa në Shqipëri janë realizuar mbi 140 misione në fushën e industrisë së metaleve, bujqësi, gastronomi, në bashki dhe komuna të ndryshme, në mjekësi dhe në fushën e ndërtimit.

Pjesa më e madhe e misioneve, sipas Gurit, janë zhvilluar në industrinë e rëndë kryesisht në përmisimin e proceseve të punës.

Fondacioni SES mbështet bizneset që janë ekzistuese në treg prej të paktën 3 vitesh. Mënyra sesi realizohen procedurat janë të ndryshme. Ato mund të bëhen nëpërmjet kontaktit të subjektit, nëpërmjet SES.

Përmes formularit bëhet kërkesa nga subjekti, duke përcaktuar se në cilën fushë ai ka nevojë për një ekspert. Përfaqësuesi i Shqipërisë thotë se programi përbëhet nga 3 pjesë kryesore:

  1. Të dhënat e subjektit, ku rikonfirmohet nëse operon prej 3 vitesh në treg
  2. Infrastruktura që ka subjekti
  3. Kërkesa e subjektit ku e kërkon këtë lloj suporti

E veçanta e këtyre misioneve qëndron së pari në përzgjedhjen e ekspertit, sa më e saktë të jetë kërkesa aq më shpejt gjendet eksperti i asaj fushe. Eksperti gjatë qëndrimit në sipërmarrje bën trajnime praktike, jep këshilla e asistencë praktike.

Misionet zakonisht zgjasin të paktën 3 javë, por mund të shkojnë edhe në një maksimum 6 muaj. Eksperti, në varësi të detyrave që i përcakton subjekti mund ta ndjekë më vonë projektin, në vazhdimësi. Nëse një pjesë e detyrave nuk është realizuar, sipas Gurit, brenda 3 javëve të para, eksperti mund të vijë në një mision të dytë në përputhje me kërkesën nga subjekti.

Të gjitha misionet janë vullnetare, por cilat janë kostot e sipërmarrësit që pret ekspertin? Në këtë rast, përfshihen vetëm kostot lokale (akomodimi, ushqimi), një pagesë ditore rreth 5 euro në ditë dhe transportin lokal nga vendi i banimit tek subjekti.

Si mund të aplikoj subjekti për një ekspert të ri?

  1. Plotësohet formulari. Dërgohet tek SES. Gjendet eksperti, kontaktohet dhe ai bën konfirmimin nëse e merr përsipër këtë detyrë ose jo.
  2. Dërgohet CV e ekspertit tek subjekti ku ky i fundit gjykon nëse eksperti e plotëson kërkesën e subjektit.
  3. Realizohet një kontratë me detyrimet e ekspertit dhe të subjektit.

Gjatë gjithë kohës eksperti mban shënime dhe në fund realizon një raport, të cilin ia dërgon kopjen SES-it dhe subjektit për të parë ecurinë. Në asnjë nga misionet që kryen eksperti nuk mund të marrë detyra ekzekutive.

Kur misionet kanë patur impakte sociale, kryesisht në arsim dhe shëndetësi, gjysma e kostove merret përsipër nga SES. Sa më i madh të jetë impakti social aq më i lartë është interesi i fondacionit për mbështetje.

Vitin e kaluar janë realizuar 2500 misione, 40% janë realizuar në Gjermani.

Kush po përfiton tjetër nga këto misione?

Shëipëria është pjesë e dhjetëra vendeve që përfitojnë nga këto misione. SES rreth 35% të misioneve i bën në Azi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 23 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0