Seria iPhone 17 do të prezantohet më 9 shtator: Çfarë pritet nga Apple këtë vit - Business Magazine Albania

Seria iPhone 17 do të prezantohet më 9 shtator: Çfarë pritet nga Apple këtë vit

Seria iPhone 17 do të prezantohet më 9 shtator: Çfarë pritet nga Apple këtë vit

Apple ka konfirmuar se më 9 shtator, ora 22:30, do të zhvillojë eventin e radhës “Awe Dropping”, ku do të prezantojë linjën e re të iPhone 17. Seria e vitit 2025 pritet të përfshijë katër modele: iPhone 17, iPhone 17 Pro, iPhone 17 Pro Max dhe një model më i hollë, që sipas thashethemeve do të quhet iPhone 17 Air.

Aksesor i ri: Crossbody Strap

Përveç telefonave, Apple po përgatit edhe një aksesor të ri. Sipas tipster-it Majin Bu, kompania do të prezantojë një Crossbody Strap të dizajnuar kryesisht për mbrojtëset e iPhone 17. Ky brez do të ketë një bërthamë metalike fleksibël dhe magnetike në të gjithë gjatësinë e tij, duke u fiksuar fort me anë të unazave të polarizuara në skaje. Kjo e bën më të thjeshtë vendosjen dhe heqjen pa pasur nevojë për grepëra ose lidhëse klasike. Strapi i ri pritet të jetë i përputhshëm edhe me AirPods Pro 3, duke e zgjeruar funksionalitetin e tij. Modelet e para të publikuara online tregojnë një material të endur nylon, të ngjashëm me atë të Sport Loop Bands, ndërsa mund të ofrohet edhe një variant silikoni në disa ngjyra.

Lexo edhe: Taksa e re mbi pronën/ Sterkaj: Shitje më të pakta dhe qira më të larta nga 2026-ta

Seria e re do të ruajë madhësi të ngjashme me gjeneratën aktuale. iPhone 17 Pro dhe Pro Max do të vijnë respektivisht me ekrane 6.3 inç dhe 6.9 inç, ndërsa iPhone 17 Air do të pozicionohet mes tyre. Modeli standard iPhone 17 pritet të zmadhohet në 6.3 inç, duke u barazuar me Pro-në. Në fillim u tha se iPhone 17 Air do të ishte një model premium më i shtrenjtë se Pro Max, por raportet më të fundit e pozicionojnë si një alternativë mesatare — më lirë se Pro dhe Pro Max, por më e shtrenjtë se modeli bazë, duke zëvendësuar kështu linjën “Plus”. Të gjithë modelet pritet të marrin teknologjinë ProMotion 120Hz, e cila deri tani ishte ekskluzive për Pro, falë përdorimit të paneleve LTPO OLED. Ende nuk është e qartë nëse të gjitha modelet do të kenë ekran gjithmonë aktiv (Always-On) apo kjo do të mbetet vetëm për Pro. Për Pro-t, Apple mund të kalojë nga titani në alumin për një pjesë të kornizës, duke ruajtur xhamin për MagSafe. Gjithashtu, kamera e pasme pritet të marrë një dizajn të ri horizontal me formë pilule, i cili do të aplikohet edhe në modelin Air. E gjithë linja do të fuqizohet nga çipi i ri A19 Pro, i ndërtuar me procesin 3nm të TSMC, që premton shpejtësi dhe efikasitet më të lartë. Për herë të parë, iPhone-t mund të vijnë me 12GB RAM, duke përmirësuar multitasking-un dhe duke mundësuar përdorimin e funksioneve të avancuara të Apple Intelligence (AI).

Apple do të dyfishojë rezolucionin e kamerës së përparme nga 12MP në 24MP, duke ofruar foto më të qarta dhe më të detajuara. iPhone 17 Pro Max pritet të jetë i pari që vjen me tre kamera 48MP (Wide, Ultra Wide dhe Telephoto me lente Tetraprism), si dhe me mbështetje për 8K video recording. iPhone 17 Air do të ketë një kamerë të vetme 48MP, ndërsa iPhone 17 standard do të vijë me sistem dual Wide + Ultra Wide. Për herë të parë, Pro-t mund të ofrojnë një hapje mekanike të diafragmës për kontroll më të mirë të dritës dhe thellësisë, si dhe mundësinë e regjistrimit të videove me dy kamera (përpara dhe mbrapa njëkohësisht), shumë e kërkuar nga krijuesit e përmbajtjes. Telephoto 5x zoom optik do të mbetet ekskluziv vetëm për Pro dhe Pro Max.

 Me pak fjalë: Apple pritet të sjellë ekranë më të shpejtë, kamera më të fuqishme, performancë të lartë me A19 Pro dhe një dizajn të ri aksesorësh, duke i dhënë serisë iPhone 17 një hap të madh përpara në drejtim të inovacionit.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0