Serbia po rritet falë teknologjisë

Ja si Serbia po rritet falë teknologjisë


Investimet në teknologji janë bërë kusht për zhvillimin e ekononisë së çdo vendi. Serbia duket se e ka kuptuar mirë këtë filozofi.

Reuters në një vrojtim të tij, thotë se Serbia po i drejtohet teknologjisë për të dalë nga ngërçi ekonomik.

Serbia, një vend që pretendon se shpikësi Nikola Tesla është një prej bijve të saj më të famshëm, po shikon teknologjinë si mundësinë për të nxjerrë veten nga situata “e ngrirë” ekonomike ku ndodhet që prej viteve ’90.

Ndërsa është një “lojtar” i vogël në rang global por edhe në nivel rajonal Serbia tani gjeneron 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të saj nga teknologjia e informacionit. Eksportet e teknologjisë janë me vlerë 1 miliardë euro për këtë vit, nga rreth 900 milionë euro në gjithe vitin 2017, duke e vendosur atë në tre sektorët kryesorë të eksportit krahas makinerive dhe bujqësisë, sipas Ministrit të Financave Sinisa Mali.

Kompanitë serbe po prodhojnë programe kompjuterike për industritë që variojnë nga bujqësia në mjekësi, sikurse lojëra në internet apo testime. Ata gjithashtu po drejtojnë Call Center dhe linja për asistencë ndaj klientëve. Këtë vit ekonomia e Serbisë pritet të rritet 4%, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, nga 2 % që u rrit në vitin 2017. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ka bërë që eksporti i shërbimeve të rritet 23% në gjysmën e parë të vitit 2018.

Në fushën e teknologjisë Serbia numëron sot mbi 2000 kompani, nga 700 që kishte vë vitin 2006. Të dhënat i përkasin Komisionit të Qeverisë për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kjo rritje solli dyfishimin e të ardhurave në 1.5 miliardë euro.

Reuters shkruan se, nën udhëheqjen e Ana Brnabic, kryeministres 42-vjeçare serbe, e cila njihet edhe për aftësitë sipërmarrëse, Serbia po rrit përkrahjen për teknologjinë dhe po u bën thirrje kombeve të huaja të investojnë. Në strategjinë e tërheqjes së investitorëve, Serbia prezanton pagat e ulëta të punonjësve dhe subvencione deri në 10 mijë euro për punonjës.

“Informacioni, teknologjitë e përparuara dhe axhendat dixhitale janë e ardhmja e ekonomisë tonë” –tha presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për Reuters.

Sipas tij, “sektori IT i Serbisë është produkt i inteligjencës tonë…ne duhet të vazhdojmë të trajnojmë në këtë sektor sa më shumë njerëz të jetë e mundur”.

Ndërmarrjet kryesore, duke përfshirë Microsoft, IBM dhe Intel, kanë themeluar qendrat e zhvillimit në Serbi ose u kanë dhënë punë firmave lokale, duke ofruar paga që janë më shumë se tre herë më të larta se paga mesatare mujore e vendit prej 420 eurosh, por më të ulëta se ato në vendet e Bashkimit Europian.

Marrë nga Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0