Sektori i peshkimit në Shqipëri synon rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së - Business Magazine Albania

Sektori i peshkimit në Shqipëri synon rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së


Sektori i peshkimit në Shqipëri gjatë këtij viti ka shënuar rritje të sasisë së peshkut të zënë dhe synon rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së, favorizuar kjo nga heqja e taksës së karburantit, i cili prek në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e investimeve në flotën e peshkimit.

Ministria e Bujqësisë parashikon që këtë vit të hapë negociatat me Bashkimin Evropian, dhe negocimi i kuotave që sot është 1600 ton do të bëhet vetëm mbi bazën e kapacitetit të instaluar të aftësive peshkuese, pra të flotës.

Prandaj, në këto kushte ministria e Bujqësisë apelon për krijimin e një flote me standarde bashkëkohore në mënyrë që diskutimi me partnerët evropianë për të negociuar shtimin e kuotave të jetë dhe real dhe me tregusë në rritje.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar ky sektor shënoi rreth 5.813 ton peshk të zënë, ose 7,6% më shumë se në 11 muajt e parë të vitit 2013, ku u kapën vetëm 5.369 ton peshk.

Ndërkohë, që në vlera monetare dhe prodhimi në total kap shifrën e 40 milionë dollarë amerikanë, nga ku 22 milionë janë siguruar nga zënia e peshkut në bregdet dhe laguna, 8 milionë në akuakulturë dhe pjesa tjetër nga kultivimi i midhjeve.

 

/Gazeta Ekonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0