Të ftuar ishin Ministrja Milva Ekonomi, përfaqësues të AIDA-s, Ministrisë së Bujqësisë, Institucione Kërkimore, Shoqata të Biznesit, Agjencitë Rajonale të Zhvillimit, Dhomave të Tregtisë, si dhe mbi 200 subjekte kultivuese, grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale dhe aromatike.
AIDA në kuader të misionit dhe programit të punës së saj për mbështetjen e biznesit eksportues, përfshirë edhe atë të bimëve medicinale ka asistuar dhe ndihmuar, nëpërmjet fondeve grant të administruar prej saj. AIDA ka ndihmuar në promovimin dhe certfikimin e produkteve të tyre për eksport 6 kompani të sektorit si: Herba Fruta në Elbasan; Atc, Xherdo, Greenfarm, Vitaherbs, Fabertti në Durrës dhe Mucaj në Koplik, duke luajtur nje rol thelbësor në rritjen e biznesit.
Sektori i bimëve medicinale dhe aromatike gjeneron rreth 25 milionë € nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor. Aktualisht në këtë sektor janë angazhuar rreth 90 – 100 mijë persona dhe produktet e tyre janë më të kërkuara nga tregjet e huaja për eksport.
Burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto