Seksi nuk shet, kështu thotë ky studim i ri
Përditësuar së fundmi: 27/06/2017

Seksi nuk shet, kështu thotë ky studim i ri

Share
nga Neada Muçaj
Qer 27, 2017

Doktrina e vjetër e reklamimit “seksi shet”, sipas një studimi të ri akademik mendohet të jetë false.

Sipas një studimi nga John Wirtz, një profesor për reklamat në Universitetin e Illinoit, përfshirja e “joshjes seksuale” në një reklamë kreative nuk bëri që pjesëmarrësit ta kujtonin më mirë emrin e markës apo vet produktin.

Në fakt, konsumatorët kanë prirje ta gjykojnë negativisht një markë që përdor seksualitetin për të shitur një produkt.

“Nuk pati asnjë efekt mbi pjesëmarrësit, nxitja seksuale me qëllim blerjen e produktit,” tha Wirtz.

“Ky hamendësim se seksi shet, nuk është aspak i vërtet. Nuk ka asnjë tregues që sjell kjo taktikë sjell efekte pozitive.”

Lexoni: Reklamat me idetë më kreative

Ky studim u publikua së fundmi në Gazetën Ndërkombëtare të Reklamimit.

Përfundimet pasqyrojnë një zbulim të ngjashëm nga një ekip kërkuesish në Universitetin Shtetëror të Ohajos në vitin 2015, të cilët studiuan mitin e bindës se seksi apo dhuna në reklamat krijuese ndikon në blerjet e konsumatorit.

Në një kohë kur diversiteti, përfaqësimi i femrës në media dhe seksizmi në industrinë e reklamave janë tema kryesore e çdo diskutimi, shumë marka po heqin dorë nga reklamat “pikante”.

Lexoni: Reklamat më të mira në median sociale nga markat më të njohura

Dy vite më parë, Ameritest, firma për testimin e kopjimit, tregoi një reklamë nga Carl’s Jr. në panelin e konsumatorëve për të vlerësuar reagimin e tyre. Dhe konkretisht, kjo është reklama:

Më shumë se gjysma e panelit e komentoi këtë reklamë si ofenduese 52% apo të bezdisshme dhe të panevojshme, ndërkohë pothuajse 1/3 e tyre (32%) tha se thjesht ndjenin keqardhje për Carl’s Jr.

Feedback-u është i rëndësishëm për suksesin e një kompanie, kështuqë Carl’s Jr. është rikthyer përsëri te reklamat fillestare duke e “joshur” konsumatorin me përbërësit e tij.

/WARC