Reklamat më të mira në median sociale nga markat më të njohura » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 31/01/2017

Reklamat më të mira në median sociale nga markat më të njohura

Share
nga Neada Muçaj
Jan 31, 2017

Këto reklama na mësojnë pak më shumë rreth inovacionit dhe kreativitetit në botën dixhitale.

1. Spotify përdor të dhënat e vendodhjes për të krijuar reklama domethënëse

Mjetet analitike të medias sociale ofrojnë njohuri të shumta për audiencën – duke ju treguar për çfarë janë të interesuar ndjekësit tuaj dhe çfarë po kërkojnë ata – duke e bërë më të lehtë që ju të kuroni përmbajten sipas preferencave të tyre.

Spotify e çoi këtë koncept në një nivel tjetër me fushatën në media sociale të quajtur “Faleminderit 2016 që ishe një vit i çuditshëm”. Ata ekzaminuan të dhënat e kërkimit për vendodhje të ndryshme dhe i përdorën ato për të krijuar reklama të lokalizuara dhe shumë të përshtatshme.

1

Fushata e mirëmenduar vendosi në qendër të vëmendjes anëtar të veçantë të audiencës.

Çfarë mund të mësojmë: Përdorimi i të dhënave në mënyra kreative. Ndërkohë që të dhënat janë shumë të dobishme për të ndërtuar një strategji të fortë në median sociale – ato gjithashtu mund të përdoren për të kanalizuar interesat dhe preferencat e çuditshme të ndjekësve tuaj.

T’i shërbesh audiencës është një gjë, por të gjesh një mënyrë argëtuese për t’u përshtatur me ta është një gjë akoma dhe më e mirë.

2. Airbnb përdor emoji për të tërhequr audiencën

Disa njerëz mundohen shumë për të gjetur fjalët e duhura, pse nuk përdorni emoji më mirë? Airbnb ka mbajtur një fushatë interkative për median sociale duke i pyetur ndjekësit e tij të përshkruanin pushimet e tyre perfekte me 3 emoji.

Çfarë mund të mësojmë: Zhvillimi i një trendi të ri dhe përdorimi i tij në biznesin tuaj. Emojit tashmë janë trend dhe Airbnb i përdori ato në një fushatë marketingu krijuese që promovonte angazhim me publikun. Ata gjithashtu stimuluan pjesëmarrjen duke premtuar se do t’i ofronin ndjekësve të tyre një udhëtim special bazuar në emojit që ata kishin përdorur.

3. Air Canada përfiton nga një trend kërkimi popullor

Kërkimi “si të shkosh në Kanada” u rrit më shumë se kurrë në vitin 2016 (besoj se e kuptoni arsyen?).

Air Canada përfitoi nga vrulli dhe lançoi një fushatë “dinake”, duke ftuar njerëzit për një “provë udhëtimi”, përpara se të niseshin e të vendoseshin në Kanada.

Kompania ajrore gjithashtu u afrua me VIP-at të cilët shprehën në rrjetet sociale interesin e tyre për të lëvizur në Kanada dhe iu përgjigjën atyre menjëherë.

Sa herë që ka debate të nxehta në rrjetet sociale për probleme aktuale, nëse mund të bëheni pjesë e tyre për të ofruar një zgjidhje si kompani atëherë hidhuni menjëherë.

Përveç zgjidhjes ju përfitoni një lidhje të vazhdueshme të publikut me emrin tuaj.

Air Canada ka bërë një punë të mrekullueshme duke e kthyer subjektin problematik që prek shumicën në një mundësi marketingu.

4. H&M përhap fushatën e fuqishme të hashtageve më të përdorura

Në një video virale që është krijuar për të prezantuar linjën e sezonit të vjeshtës, Lion Babe këndon një version të ri të “She’s a lady” nga Tom Jones. #Ladylike merr një kuptim tjetër në këtë reklamë, sepse video e H&M përfshin të gjitha femrat që sillen dhe vishen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim në kulturën e përgjithshme dhe në media. Kjo është një video frymëzuese për shumë femra – duke adresuar dhe ripërcaktuar steriotipet e kuptimit të vërtetë të feminilitetit.

Për ta zgjeruar akoma dhe më shumë fushatën, H&M u përfshi dhe në median sociale duke i pyetur ndjekësit e saj, “çfarë do të thotë të jesh femër #ladylike.”

Mesazhi që mund të marrim është, të mos frikësohemi për të adresuar një problem social nëse marka juaj mund të sjell një koncept të ri për diskutimin.

5. Tasty bën videot më të mira

BuzzFeed ka publikuar një video shumë kohë më parë, ndërkohë që brendi i tyre gjeneronte 5 miliardë shikime çdo muaj – gjysma e të cilave janë prej videove. Me studion e tij të prodhimit të videove si një arsenal i fuqishëm, BuzzFeed vazhdimisht ka krijuar video cilësore.

Videot kanë qenë një trend në rritje përsa i përket vitit të kaluar, por mendohet se ato do të zhvillohen më shumë tani në 2017-tën.

Strategjia e BuzzFeed janë videot hap pas hapi të gatimit të publikuara në kanalin e tyre Tasty, me 50 milionë fansa Facebook-u. Përmbajtja është e shkurtër por rrëfen një histori tërheqëse: një recetë e tërë duke u gatuar.

Çfarë mund të mësojmë: Prodhim i përmbajtjeve më shpërndarje të lartë. Si një media online me kohë të plotë dhe një makinë video-prodhuese, BuzzFeed është duke “bërë namin” me videot e tij të pëlqyeshme.

/Hootsuite