Sekretet e marketingut dixhital që do t'ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj

Sekretet e marketingut dixhital që do t’ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj


Marketingu ka ndryshuar shumë që nga fillimet e tij. Tani ai lidhet me konkurrencën dhe gjetjen e mënyrave më të mira për të arritur audiencën e dëshiruar në një treg të mbipopulluar.

Mund të jetë e vështirë të depërtosh në territorin aktual të marketingut dixhital, por ju mund të mësoni ato që ju nevojiten për tu bërë marketer të suksesshëm me paketën Full-Stack Marketer. Çfarë përfshin kjo?

Kurse për Marketingun Dixhital

Paketa online e Menaxhimit të Marketingut Dixhital do t’ju mësojë sekretet e marketingut dixhital në mënyrë që të përvetësoni strategjitë e provuara, të shmangni gabimet e kushtueshme dhe të bëheni interpretuesi më i mirë në kompaninë tuaj.

Megjithatë më e dobishme se një kurs online do të ishte një trajnim apo një konferencë me folës ekspertë të komunikimeve dixhitale nga shumë vende të botës dhe rajonit.

Prezatime të shkurtra nga copywriting te mediat sociale, te marketingu me email në optimizimin e SEO-s te reklamat Pay Per Click, ku do të mësoni se si të krijoni një përvojë ideale për konsumatorët që nxit rritjen, të ardhurat, shitjet dhe një prani pozitive në web, kjo do të ishte zgjidhja e duhur për ju.

Dhe për fatin tuaj të mirë kjo konferencë së shpejti do të zhvillohet edhe në Tiranë në datën 12 tetor. Kliko për të mësuar më shumë rreth AllWeb.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Kurse Google Analytics & AdWords

Pavarsisht asaj që jeni duke bërë në hapësirën dixhitale, përvetësimi i Google Analytics dhe AdWords do të jetë një vlerë e shtuar për karrierën tuaj. Kurset Google Analytics & AdWords do t’ju mësojnë si të përdorni Google Analytics për të parë sjelljet tipike të përdoruesëve dhe të analizoni këto të dhëna për të marrë vendimet e duhura për biznesin tuaj.

Ju gjithashtu do të mësoni si të përdorni Google AdWords për të krijuar fushata që rrisin trafikun, rrisin shitjet dhe ndërtojnë biznesin tuaj online. Për këtë mund t’ju shërbej gjithashtu trajnimi 3 ditor për Google Analytics & AdWords:

Lexoni: Çfarë duhet të dini për Google AdWords dhe Google Analytics?

Kursi i Popullaritetit falë Marketingut

Nëse doni të siguroheni që startupi juaj nuk do të dështoj, ju duhet të njiheni “43 Strategjitë e Shpejta dhe të Lira të Marketingut”. Ky kurs përfshin një përmbledhje prej 60 faqesh të këtij libri, në mënyrë që ju të mund të studioni themeluesit e disa kompanive të mëdha dhe të mësoni se si të aplikoni mësimet e tyre në kompaninë tuaj.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0