"Seif Awards", mundësia ideale për të prezantuar sipërmarrjen tuaj sociale - Business Magazine Albania

“Seif Awards”, mundësia ideale për të prezantuar sipërmarrjen tuaj sociale


“Seif Awards” për sipërmarrjet sociale shpërblen të gjithë sipërmarrjet, të cilat do të aplikojnë për ide inovative biznesi për problemet aktuale sociale dhe / ose mjedisore. Në edicionin e tij të 7-të, “Seif Awards 2017” synon të ndjek traditën e saj për të festuar dhe promovuar “shoferët” e inovacionit për ndryshime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Të ftuar janë të gjitha sipërmarrjet sociale nga e gjithë Europa, në të gjithë sektorët. Një total prej 50.000 frangash zvicerane janë në dispozicion për t’u ndarë për fituesit e secilës prej pesë kategorive të mëposhtme:

Seif Awards

Nëse jeni një sipërmarrës social i interesuar për pjesëmarrje, duhet ta dorëzoni kërkesën tuaj deri më 30 Qershor 2017. Do t’ju duhet vetëm një plan biznesi i gatshëm (rreth 15-25 faqe) dhe dëshmi të konceptit të idesë tuaj të biznesit. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni KËTU.

Pse të aplikoni ?:

• Ju mund të fitoni 10.000 franga zvicerane për sipërmarrjen tuaj
• Pjesëmarrësit marrin një shikueshmëri të madhe nga publiku, si nëpërmjet prezencës së mediave, ashtu edhe nga botimi në broshurën e vitit 2017 të Seif Awards
• Seif Awards ka një proces përzgjedhës të njohur dhe mund të përdoret si një etiketë cilësore e sipërmarrjes suaj para themeluesve, partnerëve të korporatave dhe investitorëve me ndikim të mundshëm
• Mundësi për të rritur rrjetin tuaj dhe për t’u njohur me investitorë të mundshëm

Aplikimet për “Seif Awards“ pranohen nga 1 Prilli 2017 deri më 30 Qershor 2017 dhe vetëm nëse dorëzohen nëpërmjet formularit në faqen e internetit.

Hapat e ardhshëm pas aplikimit

Finalistët do të përzgjidhen nga një juri prej 13 ekspertësh dhe do të ftohen për të bërë pitch para jurisë më 28 Gusht 2017. Në fund të muajit Korrik, ju do të kontaktoheni dhe do të informoheni nëse jeni fitues për të bërë pitch përpara tyre. Fituesit do të shpallen më 2 Tetor në Ceremoninë e Çmimeve në Volkshaus Zurich.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0