Rrit biznesin tënd me Scaleup Mobility Programme 2025 - Business Magazine Albania

Rrit biznesin tënd me Scaleup Mobility Programme 2025

A je një startup premtues në fushën e mobilitetit, gati për të tërhequr investime dhe për t’u zgjeruar në tregun evropian? Scaleup Mobility Programme 2025, programi i akselerimit i EIT Urban Mobility, është krijuar për t’i dhënë startup-it tënd mjetet që i nevojiten për t’u rritur me sukses.

Afati i aplikimeve: 24 gusht

Ky program të ndihmon të lidheshe me investitorë kryesorë, të sigurosh financim dhe të ndërtosh partneritete strategjike që nxisin rritjen komerciale. Përmes:

  • 30–40 orëve të dedikuara coaching 1:1,

  • Mbështetjes praktike për të forcuar rastin tënd për investim,

  • Dhe ekspozimit ekskluziv në evente lider si Tomorrow.Mobility në Barcelonë dhe Ultimate Demo Day në Mynih,

startup-i yt do të jetë i përgatitur të përshpejtojë udhëtimin drejt suksesit afatgjatë.

Apliko tani
Shkarko udhëzuesin e aplikantit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0