Secret Albania, faqja në Instagram që vetëm këtë verë mori 10k ndjekës - Business Magazine Albania

Secret Albania, faqja në Instagram që vetëm këtë verë mori 10k ndjekës

Secret Albania

Kujtim ndoshta paksa i largët, por kushdo që ka udhëtuar e ka pasur të bëjë me të huaj, sa herë është dashur të flasë për Shqipërinë e bukur dhe vendet që duhen vizituar, e ka pasur të vështirë të gjejë një databazë siç duhet. Google Images ka algoritmet e veta të cilat nuk e njohin emocionin e tokës tonë dhe galeria e smartphone-it tënd nuk ka gjithë lokacionet e mundshme. Dhe le ta pranojmë tani, jo të gjithë jemi fotografë, gjysma e atyre fotove që ke shkrepur janë të mjegullta prej lentes me vaj nga mishi i kecit të Llogarasë a kudo tjetër ke qenë.

Një databazë fantastike e cila përfaqëson më së miri sekretet dhe jo sekretet e vendit tonë është @secret.albania.

Ajo është një faqe plot me foto e video të përzgjedhura me kujdes nga menaxhuesit e vetë, të cilët bënë një punë të mirë këto pushime teksa i shtuan llogarisë mijra ndjekës në vetëm pak fare kohë.

Kontenti i faqjes ka një mision të qartë; promovimin e destinacioneve turistike të Shqipërisë. Me foto apo video që dërgohen apo merren nga shqiptarë dhe të huaj që dinë të kapin energjinë vibruese të kësaj cope toke të Mesdheut.

Ajo që e diferencon atë është kontenti intim si për shembull kjo foto e Dhërmiut të bardhë. Atmosferë për t’u pasur zili edhe nga Ford-Coppola i Godfather, një Corleone i vogël në breg të Jonit.

Lexo: Përfundon konkursi “Hajde n’Shqipni”, do të ndahen 6 çmime për fituesit

Apo tekstura e gjallë e qytetit të kronikës së gurtë, parë nga një mëngjes mes karafilash të stinës e çatish gri disavjeçare.

Përtej romantizmit, një profil i tillë është mjaft i dobishëm për këdo që nuk ka vendosur ende cilën krahinë të vizitojë, cilin mal të ngjisë a në cilin lum a det të kridhet. Një save për postet e preferuara, mundet të shërbejë fare mirë për listën: “Cilën Shqipëri do zbuloj këtë vit.”

Suksesi i @secret.albania, mbështetet në një seleksionim dinjitoz të materialit, por edhe në qasjen e duhur tek publiku dhe krijuesit e kontentit. Një profil i tillë erdhi tamam në kohën kur pushimet përtej detyrimit, duhej vërtetë të shijoheshin në Shqipëri. Një vend me alaternativa për secilën shije. Një vend plot dashuri.

Ne kemi nevojë ta njohim edhe më mirë vendin tonë, jo vetëm Thethin e rivierën, por çdo pëllëmbë e këtij vendi të bekuar nga natyra ia vlen të promovohet. Ndaj mbështesim iniciativat kreative, kontentin që vërtetë na përfaqëson dhe mbështesim edhe vendin tonë.

Dëshiron që foto/video jote të jetë pjesë e Secret Albania? Thjesht përdor  hashtagun #MySecretAlbania dhe bëj tag @secret.albania në postimet e tua rreth Shqipërisë.

Je një biznes që dëshiron të bashkëpunosh? Je vetëm një DM larg @secret.albania

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0