Së shpejti: pajisjet Galaxy A12 dhe Galaxy A02s – smartphone Samsung premium me një çmim të shkëlqyer - Business Magazine Albania

Së shpejti: pajisjet Galaxy A12 dhe Galaxy A02s – smartphone Samsung premium me një çmim të shkëlqyer

Samsung

Samsung Electronics zbuloi telefonat e rinj Galaxy A12 dhe A02s, duke bërë inovacionin e hapit të fundit edhe më të aksesueshëm. Të dy telefonët inteligjentë mbajnë brenda një bateri që zgjat, një sërë kamerash dhe një ekran të madh që të ‘përpin’.

Telefonët Galaxy A12 dhe A02s demonstrojnë zotimin e Samsung për të krijuar produkte dhe eksperienca në të gjithë pikat e çmimit pa bërë compromise. Këta smartphone i shtojnë një thellësi edhe më të madhe asaj çka është tashmë formacioni i shkëlqyer  i series A dhe i ofron konsumatorëve inovacion të domosdoshëm me një vlerë të përkryer.

Më shumë fuqi për t’ju shërbyer ju

Galaxy A02s dhe A12 sjellin shikueshmëri të pandërprerë me një ekran 6.5-inch HD+ Infinity-V, duke dhënë një qartësi të pakrahasuar në gishtërinjtë tuaj. Bateria 5,000mAh me kohëzgjatje të lartë ju mundëson të shikoni serialet tuaja të preferuar pa humbur kurrë asnjë moment, dhe të dyja këto vijnë me një karikues të shpejtë 15Ë që të kaloni më shumë kohë dukë parë, dhe më pak duke karikuar.

Shkrep më shumë në çdo moment

Telefonët Galaxy A02s dhe A12 vijnë të pajisur me kamera të fuqijshme të cilat bëjnë shkrepjen e fotos perfekte më të lehtë se kurrë. Kamera kryesore e Galaxy A12 (48 MP) dhe A02 (13 MP) siguron shkrepjen e momenteve më të bukura të jetës me një cilësi mahnitëse. Galaxy A12 gjithashtu lëvdohet me kamerën e tij 5MP Ultra të Gjerë për të kapur ato foto spektakulare të peizazheve. Të dy modelet vijnë me një kamera 2MP me thellësi, e cila ju mundëson të fokusohëni në atë çka ka më shumë rëndësi, dhe një kamera 2MP Macro që zbulon të bukurën nga afër, në fotot tuaja.

Dizajn që bie në sy

Galaxy A12 dhe A02s paraqesin një dizajn të hollë të trupit, që është I rehatshëm për t’u mbajtur dhe ka një lustër mat në pjesën e pasme. Galaxy A12 dhe A02s së bashku vijnë në ngjyrën e bardhë dhe të zezë, me Galaxy A12 që vjen dhe në blu. Galaxy A12 gjithashtu përfiton nga platforma jonë e sigurisë së lartë Knox dhe është e mbrojtur me anë të sensorit të njohjes së gishtërinjve.

Për më shumë informacion rreth Galaxy A12 dhe Galaxy A02s, vizitoni: www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0