Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve! Si dhe ku do funksionojnë - Business Magazine Albania

Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve! Si dhe ku do funksionojnë

Së shpejti në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.  Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është shprehur se ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Evropës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës.

Në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”, që ka mbështetjen e KFË-së dhe GIZ-it gjerman, gjithashtu edhe të Qeverisë Shqiptare. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit. Pra këtu do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re”, sqaroi Veliaj.

Tre përfitimet kryesore nga ky projekt, sipas Veliajt, do të jenë: Dyfishimi i shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve, nga 9-9.5 në 20 km/h; Do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që shkon Unaza do të shkojë në 24 minuta; Kapaciteti i transportit do të rritet nga 9 mijë pasagjerë në orë në 23 mijë udhëtarë në orë.

Veliaj tha se transporti publik në Tiranë është ende larg nga të qenit perfekt, por është shumë më mirë se ai që gjeti kur mori detyrën.

“Imagjinoni pak, kemi shtuar 3 linja të reja. Rrjetin e transportit brenda qytetit, e kemi rritur në 375Km nga 169km që ishte dhe është rritur nga 8 në 17 numri i linjave rreth-qytetase. Autobusi vinte në stacion mesatarisht çdo 37 minuta në 2015-ën. Sot kjo kohë është ulur në 7 minuta dhe duhet të ulet akoma. Nuk jemi ende atje ku duhet, por me transportin publik gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha ai.

Gjithashtu Veliaj përmendi faktin se përfundimi i Unazës së Madhe do të ndihmojë shumë në uljen e trafikut në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës.

 “Unaza e Madhe duhet të kishte mbaruar, keni të drejtë! Por ne humbëm 3 vjet falë politikës së sherrit dhe të zullumit, të atyre që e kanë kthyer në sport bllokimin e punëve të mira të qytetit”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se sot Tirana ka rrugë shumë herë më të sigurta, të pajisura me sinjalistikë, në disa raste trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse, që makinat të mos hipin sipër. Po ashtu, rrugët kryesore kanë edhe gjithë sinjalistikën e nevojshme, që kanë rritur sigurinë e lëvizjes, si dhe janë krijuar kalimet e sigurta dhe të ndriçuara për këmbësorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0