Së shpejti Instagram do të punojë offline » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/04/2017

Së shpejti Instagram do të punojë offline

Share
nga Neada Muçaj
Pri 04, 2017

Disa pjesë të Instagram së shpejti do të punojnë offline.

Kompania po eksperimenton me eksperiencën offline për përdoruesit në vende ku sinjali i internetit është i dobët.

Sipas një përshkrimi të titulluar “Ndërtimi i Eksperiencës Offline për Instagram,” kompania po teston forma ku njerëzit mund të veprojnë dhe të angazhohen me përmbajtjen pa patur akses në internet.

Por se si kjo do të bëhet e mundur, është akoma e paqartë.

Instagram po teston karakteristikat offline për t’a bërë përdorimin e këtij aplikacioni më të thjesht edhe në vendet në zhvillim.

Duke pasur parasysh se shumica e 600 milionë përdoruesve të aplikacionit janë jashtë SHBA, duke u zgjeruar në rajonet ku lidhja me internetit është e vështirë për t’u gjetur, ky do të jetë hapi kryesor për rritjen e ardhshme.

Facebook ka patur shumë sukses me Facebook Lite, aplikacioni dytësor i kompanisë i cili është funksional për lidhjen 2G dhe tashmë numëron më shumë se 200 milionë përdorues. Kompania gjithashtu po eksperimenton me videot offline në Indi.

/Mashable