Së shpejti edhe Shqipëria me parkun e parë për gjenerimin e energjisë nga era - Business Magazine Albania

Së shpejti edhe Shqipëria me parkun e parë për gjenerimin e energjisë nga era


Është hapur drita jeshile për ndërtimin e një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës.

Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatë. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, Ministria e Energjisë dhe kompania investuese duhet që brenda një muaji të lidhin marrëveshjen mbi zbatimin e kontratës. Autorizimi për parkun eolik është 25 vjet dhe kompania është e detyruar që 2% të energjisë së prodhuar t’ia japë shtetit. Nëse realizohet, ky do të jetë rasti i parë i prodhimit të energjive të rinovueshme nga era në Shqipëri.

Kapaciteti i turbinës gjeneruese 2 MW
Lartësia 80/92 metra
Diametri i rotorit 100 m
Tipi turbinës “Vestas”
Shpjetësia mesatare e erës 6m/s

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0