Së shpejti, do të ndalohen pijet e gazuara nën 18 vjeç

Së shpejti, do të ndalohen pijet e gazuara nën 18 vjeç


Nisma e kreut të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe, po bëhet ligj. Kuvendi pritet të ndalojë shpejt tregtimin e pijeve energjike dhe disa kategorive të pijeve të gazuara për personat nën moshën 18 vjeç. Praktika e ndalimit që do të ndiqet do të jetë ajo e pijeve alkoolike.
Në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur Projektligji, i cili parashikon edhe gjoba të rënda për të rritur që u ofrojnë pije energjike të miturve.

Subjektet që tregtojnë pije energjike do ta kenë të detyrueshme të vendosin tabelën “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nën 18 vjeç”, në të njejtën mënyrë si për pijet alkoolike. Në rast shkelje, pika tregtare dënohet me 10 mijë lekë gjobë.

Lexo: Anglia do të ndalojë pijet energjike për fëmijët, reagon deputeti shqiptar

Për të rriturit që shoqërojnë të miturin që konsumon pije energjike gjoba varion 10- 30 mijë lekë, në varësi të vendit ku ofrohet pija.

Nisma parashikon edhe kufizime për reklamimin në media, apo insitucione si shkolla, kinema, teatro.

Për reklamimet drejtuar të miturve në mjedise publike si rrugë, parqe etj. parashikohen gjoba nga 100 deri në 200 mijë lekë.  Qëllimi i ligjit është të parandalohen pasoja shëndetësore tek fëmijët nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0