Së shpejti do të jeni në gjendje të rezervoni fluturime përmes aplikacionit Uber  - Business Magazine Albania

Së shpejti do të jeni në gjendje të rezervoni fluturime përmes aplikacionit Uber 

Uber

Kompania po teston projektin pilot në tregun e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Kompania e rideshare njoftoi të mërkurën planet e saj për t’u bërë një “super aplikacion”, duke lejuar përdoruesit të rezervojnë trena, avionë dhe autobusë në tregun e saj në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit. 

Nëse gjithçka shkon mirë, kompania planifikon të zgjerojë shërbimin në tregje të tjera. 

Automjetet nuk do të zotërohen drejtpërdrejt nga Uber, por në vend të kësaj aplikacioni do të ofrojë shitës të palëve të treta dhe shërbime me qira që do të integrohen në aplikacionin Uber, partnerët specifikë të palëve të treta që do të shpallen në muajt e ardhshëm. 

“Ju keni qenë në gjendje të rezervoni udhëtime, biçikleta, shërbime me varka dhe skuter në aplikacionin Uber për disa vite, kështu që shtimi i trenave dhe autobusëve është një progres i natyrshëm,” tha në një deklaratë për CNBC, menaxheri i përgjithshëm i Uber UK, Jamie Heywood. “Gjatë këtij viti ne planifikojmë të inkorporojmë fluturimet, dhe në të ardhmen hotelet, duke integruar partnerë kryesorë në aplikacionin Uber për të krijuar një përvojë të qetë udhëtimi derë më derë.” 

Lexoni: Rivali i Uber në Europë e rriti vlerën me 50% në pesë muaj. Synon zgjerimin edhe te industria ushqimore

Uber kishte testuar helikopterët në tregun amerikan në vitin 2019, duke ofruar udhëtime me shofer nëpërmjet aplikacionit në një helikopter që do t’i çonte klientët nga Manhattan në aeroportin JFK gjatë orëve të zgjedhura nga e hëna deri të premten. 

Kompania njoftoi gjithashtu këtë javë se njerëzit në qytetin e New York do të jenë në gjendje të rezervojnë taksi të verdha direkt përmes aplikacionit Uber, duke ofruar tarifa që janë drejtpërdrejt të krahasueshme me atë që një person do të paguante për një udhëtim tipik UberX. 

Uber, së cilit iu hoq liçenca e operimit në Londër dy herë (në 2017 dhe 2019), së fundmi rifitoi një liçencë 30-mujore nga qyteti evropian pasi u gjykua se shërbimi i kalonte të gjitha standardet rregullatore dhe të sigurisë. 

“Përmes teknologjisë, burimeve dhe përvojës sonë kolektive, ne mund t’i ndihmojmë agjencitë e transportit publik të ndërtojnë infrastrukturën e tyre aktuale dhe afatgjatë të softuerit për menaxhimin e lëvizshmërisë bazuar në nevojat e tyre në ndryshim të komunitetit,” tha Uber në një dokument të botuar nga kompania në 2021. Sot jemi në një udhëkryq ku transporti publik ka nevojë dëshpërimisht për ide të reja, teknologji, struktura kostoje dhe mënyra furnizimi për ta bërë sistemin e lëvizshmërisë më të qëndrueshëm financiarisht dhe më të mirë për të gjithë.” 

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0