Së shpejti do të hahet 'mish' i bërë nga bimët

Së shpejti do të hahet ‘mish’ i bërë nga bimët


Biftek të rritur në laborator dhe hamburger me bazë bimore do të jenë së shpejti ushqimi zëvendësues i mishit në menutë e restoranteve në qytetet më të mëdha botërore.

“Ushqimi i së ardhmes, ndërkohë që ne bëhemi akoma dhe më shumë urban, do të vazhdojë të jetë mishi, thjesht nuk do të jetë ai mishi i zakonshëm agrikulturor i kafshëve,” thotë Bruce Friedrich, drejtor ekzekutiv i Institutit të Ushqimeve të mira në Washington.

“Mishi do të prodhohet nga bimët, dhe do të rritet në fabrika pa fermer dhe thertore,” sqaron Friedrich. Mishi tradicional mendohet të eleminohet në vendet me të ardhura të larta brenda vitit 2050.

Ushqime të së ardhmes mendohen të jenë gjithashtu insektet apo alga me nivel të lartë proteinash si spirulina.

Mishi i ri, ka të njëjtën pamje, shije dhe strukturë si mishi origjinal.
Në vende të tjera, startup-e të ndryshme po përdorin “bujqësinë e qelizave” për të zhvilluar vezë, qumësht dhe peshq.

Rreth 80% e të gjithë tokës bujqësore është e dedikuar për kullotje për kafshët. Përveç kësaj, industria e blegtorisë konsumon 10% të ujërave të ëmbla në botë, ndërkohë që gjeneron metan dhe emetime të tjera të ngrohjes së planetit, duke shkaktuar shpyllëzime në shkallë të gjerë.

Lexoni: Bill Gates dhe Richard Branson kundër vrasjes së kafshëve. Ja një zgjidhje më e mirë

Një grusht kompanish po garojnë për të zhvilluar teknologji që mund të zvogëlojë në mënyrë drastike çmimin e mishit të ashtuquajtur “të kultivuar” ose “të pastër”, të rritur nga qelizat fillestare të marra nga kafshët e gjalla.

Ndërkohë, Bill Gates, Richard Branson dhe gjiganti i mallrave Cargill kanë investuar para në Memphis Meats të Kalifornisë e cila po zhvillon pula “të pastra”, mish lope dhe mish derri.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0