Sapo shtypet butoni “ndiq” në një institucion financiar, menjëherë në ‘inbox’ personal mbërrin një mesazh që “pasi të përshëndet, të fton nëse je i interesuar që të bësh më shumë para”.
Sipas ZeroFox, një kompani sigurie e specializuar për rrjetet sociale, janë më shumë se 2 milionë postime publike të këtij lloji, mashtrime që ftojnë përdoruesit që t’u japin akses tek paratë e tyre me premtimin e shumëfishimit sipas një “skeme që vetëm ata e dinë”.
Ekspertët thonë se ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se inxhinierët e Instagram janë në dijeni prej kohësh për këtë ‘scam’, por ende nuk kanë mundur që ta largojnë atë nga platforma.
Instagram është rrjeti më i madh social i shpërndarjes së fotografive dhe pak muaj më parë festoi 500 milionë anëtarët.
burimi: top-channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto