Sara Lamçe, studentja shqiptare që po habit SHBA-në - Business Magazine Albania

Sara Lamçe, studentja shqiptare që po habit SHBA-në

“Biokimistja e jashtëzakonshme nga Shqipëria e vogël është duke zbatuar me sukses projekte të jashtëzakonshme për krijimin e barnave të reja proteinike për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë Alzheimer.”

Kjo është fraza që shkruajti buletini i fundit shkencor i Laboratorit Kombëtar Los Alamos për shkencëtaren shqiptare Sara Lamçe, e diplomuar për Biokimi në SHBA. Los Alamos është laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në Luftën e Dytë Botërore.

Lexoni: Kuzhinierët e shtëpisë, kryefjala e aplikacionit LaPiat

Ajo është diplomuar në biokimi dhe është bërë e njohur në rrethin shkencor në SHBA.

Arritjet e saj tashmë i kanë tejkaluar kufijtë e Laboratorit Kombëtar të Los Alamos B-11, ku ajo ka bërë hulumtimet e saj të njohura dhe ka ndërmarrë rrugën e projektit për t’u zbatuar në praktikë.

Sara është diplomuar në biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike në Universitetin Seton Hall në New Jersey, ku ka bërë prezantime të shumta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime.

Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan shumë për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që kualifikoheshin në Simpoziumin e 5 Marsit të vitit 2018 në Qendrën Freedom Science dhe po punon për të zhvilluar këto zbulime në Departamentin e Laboratorit të Energjisë në New Meksiko duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.

Lexoni: Ja si mendon t’i lidhë shqiptarët në botë Mark Kosmo

Sukseseve të biokimistëve nga Shqipëria, faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe Shkencës, “Seton HALL University” u ka kushtuar disa artikuj në të cilët veçon kontributin e saj në këtë çështje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe botërore.

/ocnal.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0