Ja si mendon t’i lidhë shqiptarët në botë Mark Kosmo


Me krijimin e Fondacionit “Global Albanians” Mark Kosmo, parashikon të rrisë mundësinë e mbështetjes së organizatave në Shqipëri. Ai thotë në një intervistë për Businessmag.al se shihet një nevojë e madhe për të mbështetur organizatat e bamirësisë dhe ato jofitimprurëse dhe shërbimet që ato mundësojnë në Shqipëri. “Ka nga Diaspora Shqiptare që do të donin t’i mbështesin këto organizata, por nuk ka një mënyrë më të thjeshtë pa një organizatë Shqiptare përtej deteteve, që ndihmon si një platformë dhe një ndërmjetës”, thotë ai.

Fondacioni The Global Albanians shpresoj të bëhet një mjet për dhjetëra mijëra shqiptarë në Diasporë për të dhuruar miliona dollarë në mbështetje të organizatave jofitimprurëse dhe problemeve e kauzave që ato adresojnë”, thotë ai. Në të njëjtën kohë po punon për të krijuar një rrjet profesionstësh. Frymëzimin e ka marrë nga puna në Gërmi në Kosovë dhe takimet me mijëra shqiptarë në mbarë botën që kanë dëshirë të ndihmojnë. Rrjeti i profesionistëve do të zhvillohet në një rrjet më të fokusuar rajonal dhe tematik në mënyrë që profesionitët të mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

“Këto njohuri do të përmirësojë jetën e profesionistëve shqiptarë në mbarë botën dhe do ta bëjë më të lehtë për ta të jenë më të angazhuar profesionalisht duke ndihmuar në Shqipëri pa qenë të pranishëm këtu”, thotë Mark.

Mark është i bindur se, duke rritur lidhjen dhe sasinë e njerëzve dhe parave të disponueshme për të ndihmuar shqiptarët kudo, ne të gjithë bëhemi më të mirë dhe përmirësojmë jetën tonë, pavarësisht vendin ku jetojmë.

Pse profesionistët shqiptarë dhe organizatat jofitimpruresë (NGO) duhe të bëhen pjesë e platformës suaj?

Fondacioni Global Albanians është e vetmja mënyrë që ata mund të përdorin për të grumbulluat para nga Diaspora Shqiptare me kosto të ulët duke prekur sa më shumë njerëz. Tani për tani nuk ekziston një mënyrë tjetër.

Po njësoj, edhe për rrjetin e profesionistëve nuk ka një mënyrë më ëë thjeshtë për të gjetur profesionistë shqiptarë nëpër botë që zotërojnë formim të njëjtë. Njerëzit do të mund të gjejnë kolegë të rinj dhe njerëz të rinj apo student, mentor dhe njohje të nevojshme për karrierën e tyre.

Objektivi i Mark është që në 10 vite ai të ngrejë një fondacion që  të jetë mjaftueshëm i madh për të mbështetur fondacionet lokale në Shqipëri, Kosovë, dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarët. Fondacioni do të promovojë kontribute bamirësie nga Diaspora dhe gjithashtu nga shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo për të përmirësuar komunitetet e tyre lokale.

Për rrjetin e profesionistëve, do të jetë në dorën e njerëzve që punojnë në rrjetet e ndryshme për të përcaktuar sesi ata do të punojnë së bashku. Duke e njohur tregun në këtë drejtim, ai parashikon të jetë fleksibël në objektivin afatgjatë për rrjetin e profesionistëve.

Mark ende po punon për ndërtimin e Website-it të Fondacionit Global Albanians, por nëse doni t’i shkruani më parë mund ta kontaktoni në https://www.facebook.com/GlobalAlbaniansFoundation — [email protected] .

Përsa i përket rrjetit të profesionistëve Germin Global Albanian, mjafton të lidheni më Mark në LinkedIn. Database do të ndërtohet përpara se të fillojë zhvillimi i rrjetit në vitin 2019 — https://www.linkedin.com/in/mark-kosmo .

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale