Samsung thotë se hacker-at kanë akses në të dhënat e klientëve gjatë shkeljeve njëvjeçare - Business Magazine Albania

Samsung thotë se hacker-at kanë akses në të dhënat e klientëve gjatë shkeljeve njëvjeçare

samsung

Samsung ka pranuar se hacker-at kanë akses në të dhënat personale të klientëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një shkeljeje njëvjeçare të sistemeve të saj.

Zëdhënësja e Samsung, Chelsea Simpson, që përfaqëson kompaninë nëpërmjet një agjencie të palëve të treta, tha se Samsungu ishte paralajmëruar kohët e fundit për një incident sigurie që rezultoi në marrjen e informacioneve të kontaktit të disa klientëve të dyqaneve elektronike të Samsung në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Samsung u tha klientëve të prekur se hacker-at mund të kenë akses në emrat, numrat e telefonit, adresat postare dhe adresat e emailit të tyre.

“Asnjë të dhënë financiare, si detajet e kartës bankare ose të kreditit apo fjalëkalimet e klientëve, nuk u ndikua,” tha zëdhënësi i Samsung, duke shtuar se kompania e kishte raportuar këtë çështje në Zyrën e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar (ICO).

Zëdhënësja e ICO-së, Adele Burns konfirmoi  se rregullatori i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar është në dijeni të incidentit dhe do të bëjë hetime.

techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0