Samsung shpallet fitues i 30 Çmimeve të Inovacionit CES për vitin 2019 - Business Magazine Albania

Samsung shpallet fitues i 30 Çmimeve të Inovacionit CES për vitin 2019


Samsung Electronics, lideri botëror në teknologji, ka deklaruar se 30 nga produktet e tij të reja novatore janë shpallur fituese të Çmimeve të Inovacionit CES® 2019, duke përfshirë këtu edhe dy Çmimet më të mira të Nderit për Inovacionin. Ky program kaq prestigjioz jep çmime nderi për pajisje dhe shërbime që shpalosin një dizajn fantastik dhe aspekte inxhinierike të jashtëzakonshme.

Këto çmime nxjerrin edhe një herë në pah trashëgiminë e Samsung për arritjet e shënuara në zhvillimin e punëve novatore që nxisin këtë industri të triumfojë përpara. Këtë vit, ndër fituesit e çmimeve të Samsung radhiten një gamë e gjerë kategorish, duke përfshirë këtu, ndër të tjera, Shfaqjet Vizuale, Ushtrimet Fizike, Sportet dhe Bio-teknologjinë, Aksesorët për Celularë, Shtëpia Inteligjente, Realiteti Virtual dhe i Shtuar, Harduerët Kompjuterik, Komponentët dhe Pajisjet Periferike, Audio/Video për makina, si dhe Qëndrueshmëria dhe Eko-Dizajni.

Lexoni: Gjobiten Apple dhe Samsung se ngadalësuan qëllimisht pajisjet e tyre

“Gjatë këtyre viteve të fundit, kemi bërë investime të konsiderueshme në fushën e 5G, IoT dhe AI dhe është një nder i madh për ne të njihemi botërisht për përkushtimin tonë të palëkundur, duke u ardhur në ndihmë klientëve tanë dhe industrisë që të arrijnë të bëjnë atë që nuk mund të bënin dot më parë,” u shpreh Tim Baxter, President dhe CEO i Samsung Electronics për Amerikën e Veriut. “Ndihem vërtet krenar për kreativitetin e skuadrës sime, për frymën dhe qasjen novatore për të sjellë pranë jush në treg zgjidhjet më të mira të klasit të lartë.”

Çmimet e Inovacionit CES sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorit (CTA)™, zotëruese dhe organizatore e Çmimeve CES. Shumë nga produktet e njohura të industrisë së Samsung do të shpalosen në Çmimet CES 2019, një aktivitet që do të organizohet në datat 8-11 janar 2019 në stendat e Samsung (#15006) që ndodhen në Sallonin Qendror të Qendrës së Konventave në Las Vegas. Të tjera produkte do të shfaqen në Galerinë e Çmimeve të Inovaconit të CES 2019 në Venetian Resort Hotel, Kati 2, Salla e Ballove Veneciane E/F.

Në vijim do të gjeni disa detaje lidhur me disa produkte të përzgjedhura të Samsung të nderuara me këto çmime:

  • Samsung Galaxy Note 9 – Seria e Galaxy Note prej shumë kohësh tashmë njihet për lançimin e produkteve më të fundit tejet novatore të Samsung. Galaxy Note 9 super i fuqishëm vendosi një tjetër gur legjitim të pathyeshëm me telefonin inteligjent premium që nuk ju lë kurrë në baltë. Me baterinë e tij të fuqishme që zgjat gjithë ditën, S Pen të ri me Bluetooth për lidhje më të gjatë me energji më të ulët, kamerën më inteligjente që Samsung ka prodhuar ndonjëherë, dhe me kapacitet deri në një terabit memorie, Galaxy Note 9 është pikërisht ai telefon super i fuqishëm që mund të vrapojë përkrahë jush, duke ju mbështetur në ditët tuaja kaq të ngarkuara.
  • Samsung Galaxy Tab S4 – Një tablet Android 2 në 1 i projektuar për njerëz që duan të bëjnë maksimumin pa ndalur vrapin, Galaxy Tab S4 i Samsung ju ndihmon të punoni me më shumë zgjuarsi duke qëndruar operativ në nivelet më të larta. Me DeX të Samsung, baterinë që zgjat më shumë, S Pen e rafinuar, katër altoparlantët e akorduar nga AKG, ky tablet i ri e sjell më lehtë pranë jush produktivitetin, së bashku me më shumë mundësi për zbavitje plotësuese – kurdo dhe kudo të ndodheni.
  • Ora Samsung Galaxy – Një super orë e fuqishme inteligjente premium për ata që duan të arrijnë gjithçka — dhe madje të duken mirë ndërkohë që arrijnë majat. Bateria e saj që zgjat aq shumë dhe kapacitetet LTE të lidhjes u falin konsumatorëve një përvojë të vërtetë të papërsëritshme. Me unazën rrotulluese ku është gdhendur marka e Samsung dhe me linja robuste ku mund të përzgjidhni stilet më të veçanta, keni përfituar një orë inteligjente që duket si sahat tradicional dhe shumë i lehtë në përdorim. Me mbi 39 ushtrime dhe aktivitete të regjistruara, së bashku me elementët e rinj për menaxhimin e gjumit dhe të stresit, kjo super orë inteligjente i ndihmon konsumatorët të fokusohen maksimalisht në objektivat e tyre për një shëndet të mirë dhe mirëqenie.
  • Karikues i Dyfishtë me Valë – Vjen pranë jush si kombinim i një Porte Karikimi me Valë për karikim të shpejtë dhe Pad Karikimi me Valë, ky karikues i shpejtë dy në një u fal përdoruesve mundësinë të karikojnë telefonat e tyre njëkohësisht me një tjetër telefon Qi-kompatibël apo pajisje që mbahet në trup. Ky karikues na ndihmon të mos ngatërrohemi me kabllo e fisha sa herë që duhet të karikojmë baterinë e pajisjeve tona, ndërkohë që porta e tij e integruar e bën të lehtë aksesin në ekranin e telefonit tuaj.
  • Samsung DeX – Samsung DeX u fal përdoruesve një përvojë kaq të ngjashme me kompjuterin, të cilën mund ta shijojnë direkt nga pajisja e tyre primare Galaxy e Samsung. Kjo mund të realizohet thjesht duke lidhur celularin me një monitor të jashtëm, ose duke ndryshuar konfigurimin në Galaxy TabS4. Përdoruesit e DeX mund të përdorin telefonin ose tabletin e tyre si tastierë me prekje ose butona me prekje të tastierës. Sikur të mos mjaftonte, DeX ofron edhe “modalitet të dyfishtë,” në mënyrë që përdoruesit të vazhdojnë të përdorin telefonin ose tabletin ndërkohë që punojnë në monitorin e jashtëm — madje edhe kur janë duke bërë një bisedë me video ose kur janë duke vizatuar apo duke mbajtur shënime.  Përdoruesit e Note9 mund të përdorin pa hezitim edhe S Pen për të shfletuar të gjitha faqet ndërkohë që përdorin modalitetin DeX në ekranin e madh.
  • Gjurmuesi SmartThings – Një pajisje e vogël gjurmuese GPS që peshon pak e lidhur përmes një rrjeti LTE-M që ndihmon njerëzit të gjurmojnë më lehtë dhe me saktësi atë çka është më e rëndësishmja për ta. Edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë çantë palestre të humbur në shkollë apo ndonjë kafshë shtëpiake që është larguar shumë nga shtëpia duke u endur, të gjitha janë lehtësisht të gjurmueshme në kohë reale përmes aplikacionit SmartThings kompatibël me Android të Samsung dhe iOS. Jo vetëm kaq, edhe anëtarët e familjes mund të përdorin Gjurmuesin SmartThings për t’u lidhur me njeri tjetrin, duke dërguar njoftime për vendndodhjen e tyre në aplikacionin SmartThings, i cili i dërgon njoftim pjesës tjetër të familjes për vendndodhjen e gjithsecilit. Madje, duke qenë se ky aplikacion mundësohet nga SmartThings, Gjurmuesi SmarthThings mund të përdoret edhe si sensor kur mbërrini në shtëpi, duke aktivizuar kështu pajisje të ndryshme të lidhura, si për shembull për të ndezur dritën e verandës kur pajisja ndodhet brenda rrezes së mbulimit.
  • HMD Odyssey + – Këto kufje të Windows për një realitet miks i përfshijnë përdoruesit në detajet më të jashtëzakonshme dhe gjallëruese që ofrojnë pa fund komfort, vetëm e vetëm që ata të zhyten në lojërat dhe përmbajtjet e tyre të preferuara. Përveç super ekraneve me linja të harkuara, HMD Odyssey+ karakterizohet nga një teknologji e re e ekranit e quajtur Efekti i Portës Anti-Ekran (anti SDE), dhe kështu dashamirësit e lojërave nuk do të hasin më pamje me mjegull dhe të çorientuara. Dizajni premium i HMD Odyssey+ plotësohet në mënyrë të përkryer me efektet e pasura dhe dinamike zanore të teknologjisë AKG, duke përfshirë efektet zanore që përhapen 360° në hapësirë, si dhe një fushë pamje 110° – të gjitha këto vetëm për të falur një përvojë më të këndshme dhe reale për përdoruesit.
  • Samsung Galaxy A6 – Për të gjithë ata që duan të përfitojnë maksimumin nga një telefon inteligjent me çmime më të përballueshme, Galaxy A6 vjen me një ekran më të plotë, me një super kamera dhe me mundësi të reja për ta blerë atë. Me super ekranin Infinity me linja të harkuara që u jep më shumë dritë dhe plot ngjyra gjallëruese pamjeve që dëshironi të shihni, shoqëruar gjithashtu edhe me memorien me kapacitet deri në 400GB, me Galaxy A6 keni plot memorie për të ruajtur videot tuaja, muzikën dhe skedarët. Kamerat 16MP para dhe pas bëjnë të mundur që përdoruesit të shkrepin foto dhe selfie fantastike, dhe zgjerimi F1.7 i kamerës së pasme ruan ndriçimin dhe pastërtinë e fotografive të shkrepura të konfiguruara me ndriçim të ulët.
  • Samsung 256GB 3DS DDR4 RDIMM – DDR4 më e shpejtë e kësaj industrie dhe moduli me intensitet më të lartë të memories i projektuar për platformat e serverave në shërbim të sipërmarrjeve të gjeneratës së re mundësohet me densitetin më të lartë dhe më fin që ekziston, shoqëruar me një infrastrukturë me performancë të lartë në shërbim të konsumatorit dhe në ekstremet më të ulëta të konsumit të energjisë (15 vat në 1.2V).
  • Memoria Universale 512GB e Samsung – E para Memorie Universale e integruar (eUFS) në këtë industri me kapacitet 512 gigabit, e projektuar për sisteme automatike A/V dhe pajisje celulare primare të gjeneratës së re, e cila përdor çipet e reja V-NAND të Samsung me 64 shtresa dhe me kapacitet 512 gigabit. Paketa eUFS prej 512 GB mund të transferojë në një SSD një videoklip full HD të barasvlershme me 5 GB brenda vetëm rreth 6 sekondave, mbi 8 herë më shpejt se një kartë normale mikroSD.
  • Samsung 3.84TB NVMe Z-SSD – SZ1733 ofron një nivel të ri memorie për super proceset kompjuterike që synojnë kryerjen e analizave AI, të dhënat masive dhe aplikacionet IoT, duke përdorur çipet e reja Z-NAND të Samsung që ofrojnë një performancë 10 herë më të lartë për leximin e qelizave krahasuar me çipet V-NAND me kapacitet 3 bit.
  • Samsung LM302S – Platforma e ndriçimit e gjeneratës së re e cila deri në ditët e sotme është më shumë e orientuar ndaj përdoruesit, është projektuar për të përmirësuar efiçencën e punës duke arritur një ritëm më të shëndetshëm biologjik (ciklet e gjumit/zgjimit) përgjatë ditës, dhe duke promovuar kështu kapacitet për të vazhduar nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe për një gjumë të shëndetshëm. Zgjidhja LED e Samsung, me në qendër të vëmendjes njerëzit, mund të përmirësojë dukshëm nivelin e përqendrimit të një personi deri në 10%, për të arritur një efiçencë më të lartë në punë. Jo vetëm kaq, kjo zgjidhje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë gjatë natës në sajë të hormonit të melatoninës që është supremuar nga LM302S gjatë orëve të ditës.
  • Seria SSM-U e Samsung – Një tip i ri moduli inteligjent prezanton elementë të  rinj për një seri sensorësh të vegjël të bazuar në radarë me sensitivitet më të lartë zbulimi krahasuar me sensorët konvencionalë, dhe transmetim të padukshëm për një fleksibilitet më të lartë të dizajnit në industrinë e ndriçimit inteligjent në banesa. Seritë SSM-U mund të zbulojnë lëvizje aq shumë delikate dhe të përcjellin sinjale te komponentët e tjerë për te kontrolluar ndriçimin në kohën e duhur.

Lexoni: Samsung shpërblen klientët e saj me një garanci pesëvjeçare për të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0