“Në Samsung, ne përpiqemi t’i pajisim klientët tanë me teknologjinë më të avancuar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshëm shikimi dhe dizajn të përparuar që plotëson jetën e tyre të përditshme”, tha HS Kim, President i “Visual Display Business” në Samsung Electronics. “Me dizajnin special, funksionalitetet smart dhe cilësinë e imazhit, linja e re e 2017 e çon Televizionin në një Epokë të Re.”
Samsung përzgjodhi Parisin, “Qytetin e Dritave”, si vendin e zbulimit të “TV-së së Dritës”, një titull që i jepet TV QLED për shpërndarjen në mënyrë optimale të niveleve të ndriçimit dhe përvojës vizuale. Realizimi i eventit pranë Karuselit të Luvrit gjithashtu theksoi fokusin që ka Samsung në konceptin e TV-it lifestyle, të përfaqësuar nga dy veprat e artit TV QLED dhe “The Frame”.
Televizorët e fundit QLED janë dizenjuar duke patur në mendje konsumatorin dhe janë fokusuar në adresimin e tre drejtimeve kyçe – të njohura si Q Style, Q Smart dhe Q Picture. Edhe këtë herë Samsung ka punuar me Yves Behar, një dizenjues i njohur Zvicerian, për të krijuar televizorin inovativ “The Frame” dhe u ofron konsumatorëve një kryevepër elegante që padyshim kombinohet në mënyrë perfekte me pjesën e brendshme të çdo shtëpie.
Q Picture: Kombinimi perfekt i ndriçimit dhe ngjyrave
Televizori QLED i sapo lançuar e çon teknologjinë quantum dot në një nivel tjetër me avancimet në efikasitetin e ndriçimit, stabilitetin dhe me një spektër të gjerë të ngjyrave. Me quantum dots e reja metalike, TV QLED trajton të gjitha aspektet kryesore të cilësisë së figurës, duke përfshirë këndin e shikimit, vëllimin e ngjyrave, ndriçimin dhe kontrastin. TV QLED mund të shprehë ngjyrën e saktë dhe të arrijë një vëllim 100% të ngjyrave – nivelin më të lartë sot në treg, duke fituar akreditimin nga “Verband Deutscher Elektrotechnieker (VD)”, një nga shoqatat më të mëdha tekniko-shkencore të Europës.
Përveç kësaj, televizorët QLED të pasur, me nivele të të zezës së theksuar dhe me kontrastin e guximshëm ofrojnë një përvojë shikimi të qëndrueshme pavarësisht nga ndriçimi i dhomës. Funksioni HDR 1500 i TV QLED lejon përdoruesit të shohin çdo detaj të fshehtë siç është menduar të shihet, pa asnjë humbje apo shtrembërim të ngjyrës.
Q Smart: Përmirësimi i përvojës argëtuese në shtëpi
Smart Hub i Samsung është zgjeruar për të ofruar një përvojë edhe më intuitive dhe të unifikuar, direkt nga TV QLED. Kontrolli i përmirësuar me një telekomandë i Samsung tani mbështet më shumë pajisje dhe ofron aftësi të kontrollit të zërit në më shumë karakteristika të televizorëve të zgjuar. Së bashku me aplikacionin Smart View më të fundit – në dispozicion në pajisjet Android ose iOS – përdoruesit do të shijojnë Smart Hub-in e tyre të personalizuar.
Gjithashtu, shërbimi TV Plus ofron mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjetur, blerë dhe parë filmat dhe argëtimin më të fundit 4K. Shërbimi i ri i muzikës gjithashtu lejon për një kërkim dhe identifikim më të lehtë ë këngëve të dëgjuara në sfond të shfaqjeve televizive dhe filmave.
Q Style: I dizenjuar për t’iu përshtatur çdo stil jetese
Këtë vit, Samsung prezantoi elemente të reja dizajni që mund të përshtaten në çdo shtëpi – pavarësisht estestikës së brendshme ose organizimit. Sistemi i rafinuar Kablli i ri lidhës i padukshëm me një kabëll të vetëm Të-Gjitha-Në-Një ndihmon për të menaxhuar kabllot e shëmtuara dhe rrëmujën. Konsumatorët tani mund të dizenjojnë hapësirën e tyre me një kabëlo të vetëm optik që sjell së bashku të gjitha pajisjet, duke shndërruar hapësirën e dhomë së ndenjes, e cila ka qenë dikur e pushtuar nga sete kutish dhe pajisje të jashtme.
Samsung gjithashtu prezantoi montimin No Gap Wall, i cili sjell TV pranë murit, më afër se kurrë më parë, me një proces instalimi prej vetëm 15-minuta. Për ata që nuk dëshirojnë të montojnë TV e tyre në mur, ka edhe një sërë mbajtësesh elegante TV Samsung. Projektuar si një këmbalec piktori, Studio Stand është një shoqërim ideal për çdo hapësirë jetese të frymëzuar nga artistët dhe me Gravity Stand, Televizori mund të rrotullohet lehtësisht dhe të lejojë një shikim optimal në çdo kënd.
“The Frame”: Një mënyrë e re për të parë TV
Duke vazhduar fokusin e saj në dizajnin premium, Samsung zbuloi më shumë detaje rreth risisë së saj më të re – “The Frame”. E përmendur në CES 2017, “The Frame” është kuruar me një qasje artistike me qëllim përmirësimin e ambjentit të shikimit të çdo dhome.
Bazuar në teknologji të re inovative, “The Frame” duket si një kornizë e varur në një mur kur ‘Art Mode’ është aktiv. Në vend të pamjes së zezë si një TV konvencional, ekrani i Lifestyle TV transformohet në një vepër arti, duke i lënë përdoruesit të zgjedhin projektimin e veprave të artit dixhital nga “The Frame”. Me më shumë se 100 vepra arti në 10 kategori të ndryshme për të zgjedhur – përfshirë peisazhin, arkitekturën, kafshë të egra, veprimin, vizatimin dhe më shumë – sigurojnë pëlqimin e çdo preference të dizajnit. E kombinuar me opsione të shumta të prezantimeve të artit dhe ngjyrave, si dhe me opsione të përshtatshme të aksesorëve që përfshijnë kornizat e këmbyeshme dhe një Studio Stand opsionale, plotëson me të vërtetë hapësirën e jetesës së përdoruesit.
Për më tepër, “The Frame” është e pajisur me lidhjen e re të padukshme të Samsung dhe me mbajtësen No Gap Wall, duke lejuar që përdoruesit ta varin kudo, sepse përshtatet në çdo hapësirë të jetesës pa kabllo apo tela të shëmtuar.
Foto të tjera të eventit mund të gjeni KËTU
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.