Samsung prezanton Samsung Galaxy Tab A e ri (8.0”)

Samsung prezanton Samsung Galaxy Tab A e ri (8.0”), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja


Seul, Kore – 26 Tetor 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot një shtesë të re në portofolin e tabletëve Galaxy, Galaxy Tab A (8.0”), një tablet i dizenjuar për t’u përdorur çdo ditë nga e gjithë familja. Galaxy Tab A bazohet mbi trashëgiminë e dizenjimit Galaxy, ka një pamje të përmirësuar, trup të lëmuar metalik dhe skaje të rrumbullakëta, duke e bërë atë më të përshtatshëm për t’u mbajtur. Tableti ofron bateri me jetëgjatësi më të lartë, ekran që duket mirë në çdo lloj drite dhe memorie të zgjeruar duke shtuar hapësirë të jashtme.

“Në Samsung, ne vazhdojmë të punojmë drejt inovacionit kuptimplotë që kënaq klientët tanë dhe plotëson nevojat e tyre unike,” tha Sangsuk Roh, zëvendës-president i Strategjisë së Produkteve Tablet, të Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Tab Galaxy A është projektuar si për prindërit edhe për fëmijët. Ky tablet është shumë i përshtatshëm për ta përdorur në çdo ambjent, qoftë edhe kur jemi të shtrirë në kolltuk, me jetëgjatësi të lartë të baterisë që zgjat gjatë gjithë ditës për të gjithë familjen.”

Përformancë e lartë për argëtim të pandërprerë

Për të përmirësuar përdorshmërinë dhe përformancën e përditshme, Galaxy Tab A është i pajisur me një ekran të ndritshëm dhe të përshtatshëm për të parë shfaqjet televizive të preferuara në të gjitha drejtimet, duke luajtur lojra ose duke shfletuar web-in në një ekran që duket shumë mirë edhe nën rrezet e diellit. Gjithashtu, ka një filtër opsional blu për të balancuar ndriçimin dhe për të zvogëluar tendosjen e syve, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes gjatë natës edhe nën ndriçimin e zbehtë.

Bateria me jetëgjatësi të lartë (5,000mAh) e Galaxy Tab A lejon përdoruesit të shikojnë filma, të luajnë lojra, të dërgojnë email-e dhe më shumë, të gjitha me një karikim të vetëm që zgjat deri në 14 orë.1 Me 16 GB memorie të integruar dhe memorie të zgjeruar (deri në 256 GB2) për skedarë shtesë, Galaxy Tab A i lejon përdoruesit të ruajnë më shumë aplikacione dhe përmbajtje, qoftë në shtëpi ose kur janë në lëvizje.

Karakteristika të favorshme për të përfituar e gjithë familja

Jeta e përditshme familjare mund të jetë plot ngarkesa, kështu që Galaxy Tab A përpiqet të shtojë lehtësi me funksionalitetin Home Mode, i cili mund të konfigurohet për të shfaqur deri në tre lloje ekranesh, duke siguruar një shikim të shpejtë në informacione si ora, kalendari i familjes, moti ose fotot ndërsa pajisja është duke u karikuar. Secili anëtar i familjes mund të ketë aksesin e vet me Multi User Mode për të ruajtur në mënyrë të sigurtë cilësimet dhe aplikacionet e tyre të preferuara. Me Parental Controls, prindërit mund të vendosin kufizime në përdorimin dhe përshtatjen e përmbajtjes në dispozicion për të krijuar një ambient argëtimi dhe të sigurtë për përdoruesit më të vegjël. Gjithashtu, përdoruesit mund t’i shikojnë lehtësisht aplikacionet dhe përmbajtjet e tyre të preferuara në ekranet personalë të Bixby3 Home.

Galaxy Tab A realizon fotografi të mahnitshme edhe në kushtet me dritë të ulët me kamerën e përparme 5MP F2.2 dhe të pasme 8MP F1.9, si dhe është i pajisur me një blic të ri për foto më të qarta dhe më të ndritshme. Asnjëherë mos humbisni një tjetër moment të paharrueshëm me ndërfaqen e përmirësuar dhe intuitive të kamerës Galaxy Tab A, duke e bërë më të lehtë se kurrë që të kapni fotografi të shkëlqyera nga çdo kënd dhe të kaloni mes tonaliteteve të ndryshme të kamerës dhe videos.

Më shumë përmbajtje për të argëtuar të gjithë familjen

I krijuar për të gjithë familjen, Galaxy Tab A vjen me një zgjerim të mediave argëtuese dhe përmbajtjes për fëmijët:

  • Modaliteti Kids Mode përmban lojra, video dhe përmbajtje emocionuese nga partnerët duke përfshirë 5.000 video dhe lojra nga grupi LEGO, si dhe një rrjet social me temë LEGO® Life me përmbajtje ekskluzive të stikerave. Galaxy Tab A gjithashtu vjen me një aplikacion ri të kodimit që quhet Crocro Adventure; me të cilin, fëmijët do të jenë në gjendje të mësojnë rreth kodimit dhe programimit përmes lojrave argëtuese që u mundësojnë aftësi të vlefshme të të menduarit logjik. Kids Mode tashmë përmban gjithashtu opsionet e Value Pack në mënyrë që përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione shumë popullore si LEGO® Batman: Beyond Gotham, LEGO® Ninjago: Shadow of Ronin, Toca Hair Salon 3 dhe BRIO World – Railway pa asnjë kosto4.
  • I optimizuar për lojra me Game Launcher, Galaxy Tab A ofron një ndërfaqe të shtuar të përdoruesit dhe përvojë të personalizuar të lojrave me më shumë mjete për të luajtur, si dhe një funksionalitet për parandalimin e thirrjeve dhe njoftimeve, në mënyrë që përdoruesit të mos kenë shpërqëndrime kur janë duke luajtur.
  • Galaxy Tab A ofron argëtim për të gjithë me tre muaj provë falas të YouTube Red5. YouTube Red siguron një eksperiencë pa ndërprerje nga reklamat, mundësi Offline Mode për të parë dhe shkarkuar video dhe aksesim në përmbajtje ekskluzive, siç janë Filmat dhe seritë në YouTube Red Original.

Në kohë për sezonin e festave, tableti Galaxy Tab A i ri do të jetë i disponueshëm në tregjet e përzgjedhura dhe ofrohet në modelet Wi-Fi ose LTE në ngjyrë të Zezë, Silver dhe Gold. Për më shumë informacion rreth Galaxy Tab A (8.0”), vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com.

* Të gjitha funksionalitetet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashikuara në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, përformancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

1 Galaxy Tab A (8.0″) ofron kohëzgjatje më të gjatë të videos deri në 14 orë dhe është e pajisur me një bateri prej 5.000 mAh, krahasuar me baterinë në Tab A (2015) që zgjaste 12 orë dhe 4.200 mAh.
2 Kartat MicroSD ™ shiten veçmas.
3 Për momentin nuk e suporton Bixby Voice dhe Bixby Vision. Aftësitë Bixby mund të ndryshojnë sipas tregut.
4 8 aplikacionet, me vlerë
28 $ do të jenë të disponueshme. Megjithatë, aplikacionet pjesë të Value Pack mund të variojnë sipas tregut.
 5 YouTube Red është një shërbim abonimi me pagesë, aktualisht në dispozicion në SHBA, Australi, Meksikë, Zelandë të Re dhe Kore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0