Samsung Note 8 pritet të lançohet gjatë muajit gusht

Samsung Note 8 pritet të lançohet gjatë muajit gusht


Gjigandi aziatik Samsung pritet të lançojë smartphone-in ‘flagship’ të radhës, Note 8.

Më parë ishte raportuar se smartphone-i do të dilte diku nga vjeshta e këtij viti, por burime të brendshme flasin për një lançim në javën e fundit të muajit Gusht.

Rëndësia e datës së lançimit është shumë e madhe, pasi edhe Apple pritet të lançojë iPhone-in e radhës në vjeshtë.

Samsung po përpiqet të përfitojë nga rasti duke e lançuar Note 8-ën më përpara.

Note 8 është më shumë se thjesht një smartphone tjetër për Samsung. Ky smartphone vjen pas një skandali mbarë-botëror që ndodhi me Note 7 dhe me shpërthimet e tyre.

Note 8 pritet të ketë një ekran 6.3-inç, dy kamera mbrapa, një proçesor Snapdragon 835, 6GB RAM, 64GB memorie dhe një bateri 3,300mAh.

samsung-note-8-pritet-te-lancohet-gjate-muajit-gusht-businessmag

samsung-note-8-pritet-te-lancohet-gjate-muajit-gusht-businessmag

/TechRadar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0