Samsung lançon paketën e parë të industrisë 8GB LPDDR4 DRAM - Business Magazine Albania

Samsung lançon paketën e parë të industrisë 8GB LPDDR4 DRAM


Samsung Electronics Co., Ltd., deklaroi të Enjten, më 20 Tetor se po prezanton paketën e parë të industrisë për DRAM të lëvizshëm 8-gigabyte (GB) LPDDR4 (me energji të ulët, shkallë e dyfishtë e të dhënave 4), e cila pritet të përmirësojë eksperiencën e të gjithë përdoruesve të telefonave celularë, veçanërisht për ata që përdorin pajisje me ekran të madh Ultra HD. Paketa e DRAM-it të lëvizshëm 8GB përdor katër nga çipet më të rinj të memories 16 gigabit (Gb) LDPDDR4 dhe teknologjinë plotësuese 10- nanometër (nm)-class* të procesit.

“Mbërritja e zgjidhjes së fuqishme të DRAM-it lëvizës 8GB DRAM do të mundësojë pajisje telefonike celulare flamurtare të gjeneratës tjetër më të afta në të gjithë botën,” tha Joo Sun Choi, zëvëndës presidenti ekzekutiv i Shitjeve dhe Marketingut të Mmorieve pranë Samsung Electronics. “Ne do të vazhdojmë të mundësojmë zgjidhje të avancuara të memorieve duke ofruar vlerat më të larta dhe përfitimet të përparuaea për të përmbushur nevojat në rritje të pajisjeve që kanë kamera të dyfishtë, 4K UHD dhe karakteristika VR.”

8GB LPDDR4 e re operon me 4,266 megabits për sekondë (Mbps), që është dy herë më e shpejt se DRAM-i DDR4 për kompjutera që zakonisht punon me 2,133 Mbps për pin. Duke konsideruar një memorie të gjerë 64 bit (x64), kjo mund të shihet si transmetim i të dhënave me mbi 34GBs për sekondë.

Ndërkohë që laptop-ët e hollë të teknologjisë së lartë përdorin aktualisht DRAM 8GB, paketa e re 8GB LPDDR4 e Samsung do të ndihmojë pajisjet e telefonisë së lëvizshme të gjeneratës tjetër që të përfitojnë plotësisht nga kapaciteti i saj jashtëzakonisht i lartë. Për shembull, pajisja e tabletave me 8GB të LPDDR4 do të mundësojë funksionimin e makinave virtuale** dhe do të zbusi ridëgjimin 4K UHD ë videove, karakteristika të njohura të shumë kompjuterave premium.

DRAM-i Samsung 8GB LPDDR4 mundëson konsum shumë më efikas të energjisë falë përdorimit të teknologjisë së fundit 10nm-class dhe dizajnit të qarkut me energji të ulët. Ky dizajn qarku lejon çipin e memories të dyfishojë kapacitetin e paketës së DRAM-it 4GB 20nm-class të kompanisë, ndërkohë që konsumon afërsisht të njëjtën sasi energjie.

Paketa 8GB LPDDR4 ka dimensionet XYZ nën 15mm mej 15mm me 1.0mm, që plotëson kërkesat për hapësirë për shumicën e pajisjeve më të reja, super të holla të telefonisë së lëvizshme. Përdorimi i paketës DRAM më të hollë se 1.0mm mundëson grumbullimin e paketës së bashku me memorien UFS ose me një proçesor aplikimi telefonie të lëvizshme, në varësi të preferencave të prodhuesve të pajisjes, gjë e cila do të lejojë një hapësirë shtesë në bordin me qark të printuar.

Në gushtin e vitit të kaluar, Samsung prezantoi DRAM-in e parë të industrisë 12Gb 20-nanometër. Pas vetëm 14 muaj periudhe zhvillimi, Samsung tani po prezanton DRAM-in e parë LPDDR4 10nm-class 16Gb dhe këtë zgjidhje me anë të një pakete të vetme DRAM-i 8GB LPDDR4, e cila do të përshpejtojë lançimin e gjeneratës së re të pajisjeve të telefonisë së lëvizshme me një përformancë akoma dhe më të avancuar.

Samsung do të vazhdojë të zgjerojë me shpejtësi prodhimin e produkteve të tij DRAM bazuar në proçesin e teknologjisë 10nm-class. Kompania ka prodhuar DRAM 10nm-class me një linjë prodhuese drejtuese dhe ka në plan gjithashtu të përdori teknologjinë e proçesit 10nm në prodhime të tjera në të ardhmen e afërt, për të arritur kërkesat gjithnjë në rritje për DRAM lëvizës të avancuar dhe me densitet të lartë.

*Shënim nga redaktuesi: 10nm-class është një nyje e proçesit teknologjik diku midis 10 nanometër dhe 20 nanometër, dhe 20nm-class është një nyje e proçesit teknologjik diku midis 20 nanometër dhe 30 nanometër.

**Shënim nga redaktuesi 2: Një makinë virtuale (VM) është një rivalitet i sistemit kompjuterik që mundëson funksionalitetin e një kompjuteri fizik. Makinat virtuale lejojnë përdoruesit të përdorin disa sisteme operative (OS) në një kompjuter të vetëm.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd.

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide transformuese dhe teknologji. Kompania po ripërcakton botën e TV, smartphone-ve, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0