Samsung ISOCELL Dual Software Solution Mundëson Karakteristikën e Kamerës së Dyfishtë në një Gamë më të Gjerë Smartphonësh

Samsung ISOCELL Dual Software Solution Mundëson Karakteristikën e Kamerës së Dyfishtë në një Gamë më të Gjerë Smartphonësh


Zgjidhja e re software për sensorët e imazhit ISOCELL Dual mbështet rifokusimin dhe shkrepjen në dritë të ulët në smartphone me hardware të klasit të mesëm.

Seul, Kore – 6 Shkurt 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd., një lider botëror në teknologjinë gjysmëpërçuese të avancuar, prezantoi një zgjidhje të re të kamerës së dyfishtë me sensorët ISOCELL të imazhit të dyfishtë dhe software të patentuar për dy karakteristika të njohura – rifokusimin (bokeh) dhe shkrepjet në dritë të ulët (LLS). Ndërkohë që karakteristika të tilla si kamera e dyfishtë ishin në përgjithësi ekskluzive për smartphone premium, sensorët e dyfishtë ISOCELL dhe libraria e saj e algoritmeve të software të patentuar mundësojnë këto karakteristika edhe në pajisje me çmim më të ulët.

“Kamerat e dyfishta po sjellin eksperienca të reja dhe emocionuese të fotografive në pajisjet mobile,” tha Ben K. Hur, zëvendës president i marketingut të Sistemit LSI pranë Samsung Electronics. “Zgjidhja e përgjithshme e Samsung për ISOCELL Dual do të lehtësojë procesin e zhvillimit të produkteve për klientëve tanë, duke u lejuar atyre të sjellin karakteristikat më të optimizuara të kamerave të dyfishta tek një gamë më e gjerë e konsumatorëve.”

Smartphone me kamera të dyfishtë kanë dy sensorë të imazhit që kapin informacione të ndryshme të dritës, duke mundësuar funksione të reja si refokusimi dhe LLS. Me këto përfitime, kamerat e dyfishta janë një trend në rritje në pajisjet mobile premium. Sidoqoftë, integrimi i kamerave të dyfishta mund të jetë një proces i vështirë për prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM), pasi kërkon optimizim në kohë midis OEMs dhe shitësve të ndryshëm që zhvillojnë sensorë dhe algoritma software. Zgjidhja e re e kamerës së dyfishtë së Samsung do ta thjeshtojë këtë proces dhe do të mundësojë që pajisjet mobile të përfitojnë nga karakteristika të caktuara të kamerës, kryesisht të disponueshme në pajisjet premium të pajisura me një procesor shtesë të sinjalit të imazhit.

Për të përshpejtuar zhvillimin dhe zvogëlimin e vështirësive të optimizimit në smartphone me kamera të dyfishtë, Samsung tani ofron zgjidhjen e parë të përgjithshme të industrisë së dyfishtë me dy pajisje ISOCELL Dual sensor dhe software me algoritma për optimizimin e sensorëve. Kjo mundëson edhe pajisjet e nivelit të mesëm të shfrytëzojnë veçoritë popullore të kamerës së dyfishtë si rifokusimi dhe LLS. Samsung bashkon algoritmin e saj të rifokusimit me një set të sensorëve të imazhit prej 13 Mp dhe 5Mp dhe algoritmin e saj LLS me dy sensorë 8Mp, për të lehtësuar implementimin nga OEM-të.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0