Samsung HMD Odyssey prezanton përvojën më të fundit të realitetit mix të Windows

Samsung HMD Odyssey prezanton përvojën më të fundit të realitetit mix të Windows


Samsung HMD Odyssey siguron një eksperiencë përfshirëse të mrekullueshme me ekranet me rezolucion të lartë Dual AMOLED, një fushë pamje prej 110 gradësh, kufjet AKG dhe ndjekës pozicioni brenda-jashtë me 6 DOF.

Seul, 4 Tetor 2017 – Samsung Electronics Co. Ltd. Në partneritet me Microsoft, prezantoi sot Samsung HMD Odyssey, pajisjen Windows Mixed Reality (MR) më përfshirëse në treg. Pajisja Samsung HMD Odyssey, e shpejtë dhe e shpejtë për t’u vendosur ofron një eksperiencë premium të realitetit virtual, me cilësi të lartë figure dhe ekran me rezolucionin më të lartë duke i çuar konsumatorët në kufij virtualë krejtësisht të rinj.

“Samsung HMD Odyssey është pajisje me performancë të lartë, e cila ashtu si të gjitha produktet tona, sjellin risi domethënëse për jetën e konsumatorëve tanë”, tha YG Choi, Zëvendëspresident i Ekipit të PC Business, pranë Samsung Electronics. “Projektuar në partneritet me Microsoft, Samsung HMD Odyssey transporton konsumatorët në kufirin e ardhshëm të Windows Mixed Reality, i cili I prezanton me një eksperiencë të re lider në industrinë e realitetit virtual.”

Përvoja Reale

Me ekranet AMOLED të dyfishtë 3.5 inç, Samsung HMD Odyssey sjell ngjyra më të gjalla dhe të zezë më të thellë, duke ofruar imazhe më të gjalla dhe më reale. Fusha e pamjes prej 110-gradë i lejon përdoruesit të zbulojnë përvojat primare virtuale përreth tyre.

Kur bëhet fjalë për zërin, Samsung HMD Odyssey vjen me Sound Spatial 360°, duke siguruar përdoruesit me zë të plotë rrethues, përmes kufjeve të integruara premium AKG.

Përdoruesit mund të flasin edhe me lojtarë të tjerë, pa pasur nevojë të heqin pajisjen, duke përdorur mikrofonët me të cilët janë të pajisur.

Fillim Tepër i Lehtë

Eksperienca Windows Mixed Reality me Samsung HMD Odyssey është projektuar për t’u dhënë përdoruesve përvojën më të mirë direkt nga kutia. Ndryshe nga ekranet tipike që vendosen në kokë, nuk keni nevojë të instaloni ndonjë sensor shtesë të lëvizjes – thjesht lidheni me kompjuterin tuaj dhe filloni. Me ndjekjen e pozicionit brenda-jashtë, përdoruesit nuk janë të kufizuar në një hapësirë të limituar gjatë përvojës së tyre të realitetit virtual.

Për një eksperiencë më përfshirëse, Samsung HMD Odyssey vjen me një sensor me gjashtë shkallë Lirie1 (6 Degrees Of Freedom) që lejon lëvizje intuitive dhe natyrore.

Me një rrotë kontrolli të rregullueshme “ndër-pupillare”, Samsung HMD Odyssey është projektuar në mënyrë ergonomike për të siguruar një montim të plotë dhe të rehatshëm.

Alex Kipman, bashkëpunëtor teknik pranë Microsoft, tha: “Ne jemi të ngazëllyer për të mirëpritur Samsung HMD Odyssey në familjen e pajisjeve Windows Mixed Reality. Ky është një produkt i pabesueshëm dhe një hap tjetër i rëndësishëm për udhëtimin mixed reality që ne kemi në Microsoft. Me Samsung HMD Odyssey, ekipi pranë Samsung ka zhvilluar pajisjen Windows Mixed Reality që do të kënaqë fansat tanë që kërkojnë të zhyten në botën e realitetit mix.”

Samsung HMD Odyssey vjen i paketuar së bashku me kufjet e integruara AKG dhe grupi i mikrofonave për komandat zanore, si dhe dy telekomanda për lëvizjet. Samsung HMD Odyssey dhe do të jetë të disponueshme më vonë gjatë këtij viti në SHBA, Kinë, Kore, Brazil dhe Hong Kong, me porosi që fillojnë vetëm në SHBA më 3 tetor.

Për më shumë informacion në lidhje me Samsung HMD Odyssey, vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com.

*Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashikuara në këtë document duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizenjim, çmim, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim.

Specifikat e Samsung HMD Odyssey

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

16 DOF i referohet lirisë së lëvizjes në një hapësirë 3 dimensionale. Ndryshe nga shumë kontrollorë VR që njohin versionin 3 aks, 6 DOF ju jep lirinë për të lëvizur përpara dhe mbrapa, majtas dhe djathtas, lart e poshtë, të kërceni dhe të rrokulliseni.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0