Samsung Galaxy Tab A9 dhe Galaxy Tab A9+: Argëtim dhe produktivitet për të gjithë - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy Tab A9 dhe Galaxy Tab A9+: Argëtim dhe produktivitet për të gjithë

Përjetoni një botë të re të mrekullueshme gjithëpërfshirëse, të kryerjes së shumë detyrave pa problem dhe lidhjes së pandërprerë të ekosistemit

Samsung Electronics ka prezantuar serinë e re Galaxy Tab A9, duke ofruar përvojat e mrekullueshme të tabletëve premium të Samsung Galaxy. E disponueshme në dy madhësi, kjo seri kombinon video dhe audio gjithëpërfshirëse me lidhje tepër të shpejtë — duke mbështetur nevojat e përditshme të argëtimit dhe produktivitetit në një pajisje portative. Galaxy Tab A9 dhe Galaxy Tab A9+ janë shembulli i ekosistemit të lidhur Galaxy, duke ofruar një përvojë të vazhdueshme në pajisje të shumta, si dhe mënyra inovative për përdoruesit dhe të dashurit e tyre për të lundruar në mënyrë të sigurtë në botën digjitale.

“Ne besojmë se të gjithë e meritojnë mundësinë për të përjetuar risitë më të fundit në teknologjinë e tabletave,” tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit Mobile eXperience të Samsung Electronics. “Me versionin më të fundit të serisë Galaxy Tab A, ne po e bëjmë më të lehtë se kurrë për të gjithë që të shijojnë argëtim të shkëlqyeshëm dhe produktivitet në të gjithë ekosistemin Galaxy.”

Projektuar për kënaqësi unike shikimi

Galaxy Tab A9 dhe A9+ ofrojnë ekranet më të mëdha të çdo tableti të serisë Galaxy A deri më tani, me ekrane përkatësisht 8.7 dhe 11 inç, ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse për përdoruesit ndërsa shikojnë filma, shfaqjet ose lojërat e tyre të preferuara. Përdoruesit e Galaxy Tab A9+ mund të shijojnë përvojat kinematografike, falë një ritmi rifreskimi 90 Hz — për lojëra pa vonesë— dhe të shijojnë tingull gjithëpërfshirës me altoparlantët Quad, të mundësuar nga Dolby Atmos. Me lidhjen hiper-të shpejtë 5G, nuk ka nevojë të shqetësoheni për transmetimin e ndërprerë kur jeni në lëvizje. Galaxy Tab A9 përmban altoparlantë të dyfishtë dhe lidhje LTE. Të dy tabletët kanë dizajne të hijshme, të njëtrajtshme me një mbulesë të pasme me teksturë të butë, duke i bërë ato të lehta për t’u trajtuar.

Performancë e mrekullueshme

Galaxy Tab A9 dhe A9+ ofrojnë performancë dhe shpejtësi të jashtëzakonshme që fuqizojnë përdoruesit të arrijnë më shumë. Me memoria dhe hapësira më e madhe e disponueshme në një seri Galaxy Tab A, ofron më shumë hapësirë për të ruajtur dokumente, apo materiale të ndryshme.

I krijuar për të rritur produktivitetin dhe aftësinë për të mësuar, Galaxy Tab A9+ sjell multitasking në nivel PC në tablet me Samsung DeX dhe dritarja multi-aktive lejon deri në tre ekrane të ndarë për të maksimizuar aftësinë për të bërë më shumë veprime në të njëjtën kohë. Përdoruesit e serisë Galaxy Tab A tani mund të regjistrojnë ekranin e tyre me Screen Register, kështu që është e lehtë t’i referoheni informacionit ose shënimet më vonë.

Galaxy juaj, stili juaj

Seria Galaxy Tab A mundëson lidhje të pandërprerë në pajisjet Samsung Galaxy, në mënyrë që përdoruesit të mund të lëvizin lehtësisht përmbajtjen midis smartphone-ve, tabletëve dhe TV. Shpërndarja e shpejtë thjeshton ndarjen e materialeve pa kërkuar ndërlidhjen e pajisjes, në mënyrë që përdoruesit të mund të dërgojnë përmbajtjen e tyre të preferuar midis pajisjeve.

Seria e re Galaxy Tab A siguron gjithashtu që të dhënat të jenë të sigurta falë Samsung Knox, platforma e sigurisë Samsung. Paneli i Sigurisë dhe privatësisë u mundëson përdoruesve të shohin dhe kontrollojnë lehtësisht se çfarë ndodh me të dhënat e tyre. Me Share Private, përmbajtja kodohet përpara se të shpërndahet. Dërguesi mund të caktojë lejet e hyrjes, datat e skadimit dhe më shumë për tu siguruar ndërsa dërgon informacione të rëndësishme. Për më tepër, për lidhjet Wi-Fi, përdoruesit mund të përdorin Galaxy Tab A9 ose A9+ kudo pa u shqetësuar për ndërlidhjet e përbashkëta të internetit. Trafiku i internetit është i koduar dhe aplikacionet gjurmuese janë të bllokuara, kështu që navigimi në internet është privat dhe i sigurt.

Tabletat janë bërë një burim thelbësor argëtimi dhe mësimi për fëmijët dhe Samsung Kids i ndihmon fëmijët të navigojnë me siguri në botën digjiitale. Me një proces të thjeshtë konfigurimi, prindërit dhe kujdestarët mund të monitorojnë dhe kontrollojnë aktivitetet digjitale të fëmijëve, të aksesojnë cilësimet, të krijojnë profile të fëmijëve, të caktojnë kohën e lojës dhe të monitorojnë përmbajtjen që konsumojnë fëmijët. Plus, ‘Edutainment’ i Samsung Galaxy ofron përmbajtje argëtuese dhe tërheqëse në pajisje.

Disponueshmëria

Seria Galaxy Tab A9 do të jetë e disponueshme  duke filluar nga çmimi prej 26.990.00 LEK me pakicë dhe Samsung Galaxy Tab A9+ duke filluar nga 32.990.00 LEK.  Seria vjen në tre ngjyra të rafinuara: grafit, e argjendtë dhe blu e errët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0