Samsung Galaxy Fold, "sfida e re" për Apple

Samsung Galaxy Fold, “sfida e re” për Apple


Duket se trendi i këtij viti do të jenë telefonat që palosen. Samsung ka prezantuar së fundmi punimin e tij Galaxy Fold, në eventin Galaxy Unpacked në San Francisko. Tani e kemi më të qartë çfarë është një Samsung Galaxy Fold.

Lexoni: Telefoni që paloset nga Samsung, shumë shpejt në treg

I pajisur me një ekran Infinity Flex, Galaxy Fold ka përmasa 4.6 inch të ekranit normal, ndërkohë pasi hapet ai shtohet me një ekran 7.3 inch. Është dizenjuar për të qenë një pajisje e lehtë për të mbajtur dhe me një dorë. Rezolucioni i ekranit është 2152 x 1536 pixel.

Memoria e tij është 512 GB, dhe mund t’i lexojë të dhënat aq shpejt sa telefonat e tjerë. Samsung Galaxy Fold ka dy bateri në brendësi, në secilën pjesë të pajisjes. Bateria është 4,380 mAh.

Samsung ka punuar me komunitetin e zhvilluesve të Google dhe Android për të përfshirë aplikacione si WhatsApp, Microsoft Office, dhe Youtube.

Ekrani është kaq i madh sa mund të punohet me tre aplikacione njëkohësisht. Ju mund të shihni një video, t’i shkruani dikujt për të dhe ndërkohë të navigoni dhe në web.

“Galaxy Fold është një paisje ndryshe nga çdo model i prezantuar më parë,” thotë Justin Denison, zëvendës presidenti i marketingut pranë Samsung. “Është një pajisje që transformohet në smartphone, tablet dhe kamera.

Samsung Galaxy Fold zotëron 6 kamera. Tre në pjesën e pasme, një kamera e dyfishtë anën e djathtë të ekranit Infinity flex dhe një kamera teke sërish në pjesën e përparme.

“Telefoni që paloset” vjen në katër ngjyra: E zezë, Gri, e Gjelbër dhe Blu.

/digitaltrends

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0