Samsung do të prezantojë paketimin ekologjik për formacionin e televizorëve lifestyle

Samsung do të prezantojë paketimin ekologjik për formacionin e televizorëve lifestyle


Samsung bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt burimeve të qëndrueshme me paketimet ekologjike prej kartoni. Samsung Electronics sot njoftoi se do të prezantojë një paketim të ri eko-miqësor në të gjithë portofolin e produkteve të tij të televizorëve Lifestyle, në përpjekje për të zvogëluar gjurmët e ndotjes së mjedisit.

Lexo: Policia Rrugore sqaron: Ja cilat janë mënyrat e lëvizjes me mjet dhe cilat janë fashat orare të lejuara

‘Paketimi’ i ri i Samsung, i bërë nga kartoni i valëzuar eko-miqësor do të aplikohet në Serif, The Frame dhe Sero, duke i lejuar klientëve riciklim më të lehtë, si dhe ripërdorimin e kutive të kartonit për aktivitete kreative.

Samsung ka aplikuar një model matricë, në secilën anë të kutive të tij të kartonit, të valëzuar, eko-miqësore, duke i lejuar klientët të presin kutitë më lehtë dhe t’i mbledhin ato për përdorime të tjera të ndryshme, si tavolina të vogla ose shtëpi për kafshët shtëpiake.

Lexo: DPSHTRR njofton: Nga 14 prilli rihapen sportelet e Tiranës dhe Durrësit

Brenda paketimit është një manual për të udhëzuar klientët se si të bëjnë sende shtëpiake nga kutitë e kartonit, i cili mund të aksesohet duke skanuar kodin QR në kuti. Përdoruesit e Serif, që kanë tendencën të vendosin rafte dhe mobilje rreth televizorit, mund të ndërtojnë shtëpi për mace, rafte revistash, madje edhe rafte nga kutitë e kartonit për të ruajtur sendet shtëpiake dhe pajisjet elektronike, përfshirë telekomandën.

Në fillim të këtij viti, Samsung fitoi CES 2020 Innovation Awards për konceptin e tij të eko-paketimit për promovimin e përdorimit efikas të burimeve. Si pjesë të eko-paketimit të ri, Samsung dhe Dezeen, një revistë britanike mbi stilin e jetës, do të zhvillojnë një konkurs botëror për dizajn, duke filluar nga 6 Prilli, ku të dy kompanitë do t’i japin çmime dizajneve më unike dhe më praktike, dhe do t’i aplikojnë ato në manualet për eko-paketim.

Lexo: Si do të jetë e përditshmja me virusin Corona në Gjermani?

“Konsumatorët kanë më shumë gjasa të blejnë nga një markë, që ndan bazat dhe vlerat e ngjashme me ata, dhe me eko-paketimin tonë, ne besojmë se mund t’u sigurojmë klientëve tanë një përvojë të re që e konsideron mjedisin si një mënyrë të rëndësishme për t’u shprehur”, tha Kangwook Chun, Zv. President Ekzekutiv dhe Drejtor i Ekipit të Strategjisë së Produkteve të Departamentit Vizual në Samsung Electronics. Për më shumë informacion mbi kompeticionin e dizajnit,  vizitoni website-in e Dezeen.

Lexo: OBSH: Ekzistojnë 70 vaksina të koronavirusit në zhvillim global, 3 prej tyre janë kandidatët kryesorë

Samsung Electronics:

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjikedhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0