Samsung avancon më shumë në rang global me Galaxy Tab Active 2 të përmirësuar, një tablet i optimizuar për bizneset

Samsung avancon më shumë në rang global me Galaxy Tab Active 2 të përmirësuar, një tablet i optimizuar për bizneset


Seul, Kore – 20 Tetor 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot Galaxy Tab Active2, një tablet i ri, i ndërtuar për bizneset përmes një dizajni të frymëzuar nga profesionistët me risitë më të fundit nga Samsung.

Galaxy Tab Active2 ndihmon në përshpejtimin e transformimit dixhital të industrive kryesore si: transporti, siguria publike dhe prodhimi duke ofruar një gamë më të gjerë karakteristikash si integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen që funksionojnë në kushte ekstreme të punës, duke rritur produktivitetin dhe fleksibilitetin e punonjësve.

“Samsung Galaxy Tab Active 2 u krijua bazuar në feedback-un e konsumatorëve dhe partnerëve dhe është zhvilluar me përpikmëri për të krijuar një kategori krejt të re tabletesh për fuqinë punëtore globale,” tha Suk-Jea Hahn, Zëvendës-Presidenti Ekzekutiv i Samsung Electronics “Global Mobile B2B Team”. Ne kemi punuar në mënyrë strategjike për të krijuar një ekosistem të madh partnerësh për funksionalitet e zgjeruara përmes bashkëpunimeve me lojtarët kryesorë të industrisë, si IBM, ECOM Instruments, Gamber-Johnson, Ram®Mounts, iKey, Otterbox dhe Koamtac. Me IBM Maximo, ne kemi kënaqësinë të sjellim për herë të parë tek Samsung, veçoritë kryesore të menaxhimit të aseteve të industrisë për punëtorët në terren për të lehtësuar jetën e tyre të përditshme.”

Ndërtimi i një ekosistemi partner me udhëheqësit e industrisë

Samsung Mobile përqafoi një qasje të hapur me partnerët për të zgjeruar përvojën për Galaxy Tab Active2 duke përfshirë IBM Maximo për të integruar aftësitë e Menaxhimit të Aseteve dhe Menaxhimit të Punës. Duke kombinuar aftësitë e avancuara të menaxhimit të aseteve të IBM me veçoritë e pajisjes siç janë integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen, detyra të tilla si inspektimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve do të jenë më të thjeshta dhe më efikase për punonjësit, pavarësisht kompleksitetit të mjedisit ku ata punojnë.

“Me këtë partneritet IBM Maximo dhe Samsung Mobile B2B po u japin zgjidhje kërkesave gjithnjë në ndryshim të biznesit për pajisjet mobile të industrializuara dhe fuqizojnë teknikët në terren me mjete të reja të dizejnuara për të punuar në vendin dhe kohën që ata zgjedhin,” tha Sanjay Brahmawar, Menaxher i Përgjithshëm, i IBM Watson IoT Sales. “Përdoruesit do të jenë në gjendje të kryejnë analiza kritike mbi përditësimin e porosive dhe realizimin e inventarit, në një ndërfaqe intuitive dhe miqësore në një pajisje të fuqishme dhe të besueshme.”

Përveç kësaj, Galaxy Tab Active2 është i profilizuar për automjetet komerciale dhe zbatimin e ligjit nëpërmjet partneriteteve me Gamber-Johnson dhe Ram®Mounts. Partneritetet e tjera sjellin veçori të reja të tilla si mbrojtja nga shpërthimi për industritë e naftës, gazit, farmaceutikës dhe kimikateve me mbështetje nga ECOM Instruments, skanimi i barkodit nga Koamtac, shiritat e dorës nga Otterbox dhe makinat për terren të thyer dhe tastierë portative nga iKey.

samsung-avancon-shume-ne-rang-global-galaxy-tab-active2-te-permiresuar-nje-tablet-optimizuar-per-bizneset-businessmag

Inovacion i frymëzuar nga klienti

Samsung Galaxy Tab Active 2 është i çertifikuar me MIL-STD-810, duke siguruar që tableti është i qëndrueshëm për t’i mbijetuar presionit të tepërt, temperaturave, mjediseve, dridhjeve dhe rënieve. Galaxy Tab Active2 ofron veçori për bizneset një kasë mbrojtëse që e mbron nëse bie nga lartësia 1.2m, rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68 dhe opsion më të mirë për prekje të ekranit me doreza dhe me duar të lagura. Këto karakteristika ofrojnë qëndrueshmëri më të madhe në mjedise ekstreme me një dizajn të thjeshtë dhe ndërfaqe për të punuar dhe mbajtur me një dorë.

Risitë më të fundit për punonjësit në terren

Tableti i hollë dhe i lehtë, i projektuar posaçërisht për karakteristikat ergonomike të punonjësve, ka karakteristika që zgjerojnë mjetet e produktivitetit për ata që janë në punë, duke përfshirë një stilolaps S Pen të ri dhe të përmirësuar që sjell opsione të sakta të karakteristikës së inputit në nivel presioni 4096 si dhe funksionin e kontrollimit të ajrit. Stilolapsi S Pen gjithashtu përmban rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit për përdorim në ambiente të jashtme, edhe gjatë shiut, në kushte lagështire.

samsung-avancon-shume-ne-rang-global-galaxy-tab-active2-te-permiresuar-nje-tablet-optimizuar-per-bizneset-businessmag

Duke përdorur kamerën e përparme 5MP dhe kamerën e pasme 8MP me focus automatik, përdoruesit e biznesit do të kenë mundësi të realizojnë fotografi më cilësore për qëllime biznesi, si skanimi i kartave të identitetit dhe pasaportave. Një skaner i ri i gjurmëve të gishtave ofron siguri më të lartë dhe funksionaliteti i njohjes së fytyrës është një opsion i përshtatshëm për zhbllokimin e pajisjes duke përdorur vetëm një dorë. Kur tableti bashkohet me sensorët e rinj gyroscope dhe geomagnetic, punonjësit do të përfitojnë gjithashtu nga një gamë e gjerë e aftësive të realitetit të shtuar (AR). AR tani mund të përdoret me Galaxy Tab Active2 për trajnimin e punonjësve dhe shërbimin ndaj konsumatorëve, duke u mundësuar bizneseve të trajnojnë punonjësit në një mjedis real përpara se të punësohen. Tableti përmban gjithashtu funksionin NFC.

Pajisja përmban gjithashtu lidhjen LTE, karikim më të thjeshtë dhe të përshtatshëm me kontroll efiçent të baterisë në pajisje të shumta dhe hapësirë shtesë për lidhje me tastierë opsionale.

Kërkesa për menaxhimin dhe sigurinë e bizneseve

Samsung Galaxy Tab Active2 iu ofron bizneseve mundësi për të rritur sigurinë, e mbështetur nga platforma mbrojtëse Knox dhe autentifikim të përshtatshëm biometrik, duke përfshirë një skaner të ri të gjurmëve të gishtave që ofron përmirësim të besueshmërisë së sigurisë dhe njohjes së fytyrës për aksesim më të përshtatshëm pa përdorur duart.

Samsung Galaxy Tab Active2 do të jetë në dispozicion nga Tetori i vitit 2017 në tregjet e përzgjedhura. Për më shumë informacion mbi Galaxy Tab Active2 vizitoni http://www.samsungmobilepress.com, http://news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

samsung-avancon-shume-ne-rang-global-galaxy-tab-active2-te-permiresuar-nje-tablet-optimizuar-per-bizneset-businessmag

* Të gjitha funksionalitetet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashikuara në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim.

Karakteristikat e Samsung Galaxy Tab Active2

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0