Samiti në Shkup – ngjarje e nivelit botëror për profesionistët dinamik të Ballkanit - Business Magazine Albania

Samiti në Shkup – ngjarje e nivelit botëror për profesionistët dinamik të Ballkanit


Më 20 dhe 21 tetor Shkupi do të jetë mikëpritës i Samitit të pestë të Maqedonia 2025. Samiti paraqet një platformë dinamike për përcjellje të njohurive, ku ekspertë nga shumë fusha diskutojnë në tema të biznesit, teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik. Në edicionet e mëparshme ky eveniment ka tërhequr më shumë se 300 investitorë, ndërmarrës dhe drejtuesi ekzekutiv nga më shumë se 30 shtete, një atmosferë profesioniste për krijimin e kontakteve dhe mundësive për bashkëpunim.

Mbresëlënse për Samitin është ajo që deri tani në të kanë marrë pjesë përfaqësues të kompanive të njohura, organizatave dhe institucioneve financiare si Motorola, Blackstone Group, Philips, Boing, Cognizant, Nokia, Mindtree, Kinross Gold Corporation, McKinsey & Company, Lufthansa, Wizz Air, Oracle, SAP, Panasonic, SociétéGénérale, General Electric, Hatch dhe shumë të tjera të nivelit të lartë. Samiti po ashtu bashkësisë së bizneseve të Maqedonisë do ju prezantoj disa nga drejtorët ekzekutiv dhe biznes mentorët më të ndikueshëm, si Harry Kramer– drejtor ekzekutiv i mëherëshmi Baxter International dhe profesori i shkollës Kellogg për menaxhim, udhëheqësin për resurset njerëzore në Unilever dhe udhëheqësi tanishëm me patentë në Blackstone Group – Sandy Ogg. Samiti prezanton edhe dituritë nga profesionistë të njohur të Ballkanit siç janë Branko Bogunovic nga kompania Horvat, Gazmend Kadriu – drejtori ekzekutiv i Union Bank Shqipëri, Mario Sheric – ekspert kroat për turizmin dhe pronari i MarKon, Sonja Shmutz – drejtor ekzekutiv i Asosiacionit të menaxherëvë të Slovenisë, e shumë të tjerë.

Menaxheri i grupacionit Lufthansa për Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovën dhe Maqedoninë, Aleksander Tolvet, i cili fliste në Gala për pritjen gjatë Samitit të kaluar, deklaroi se “Ajo ka qenë ngjarje e nivelit botëror për të cilin duhet të pranoj se nuk e prisja në një shtet kaq të vogël si Maqedonia. Gjatë punës sime të mëparshme në Londër kam qenë në shumë samite dhe mundem lirisht të them se i juaji mund të garojë me ngjarje të ngjashme nëpër botë“.

Folësi i sivjetshëm kryesor në Samit do të jetë  Guruduth Banavar – zëvendës kryetar i qendrës prestigjioze për hulumtim të IBM, T.J. Watson. Zoti Banavar do të prezantojë se si teknologjia mund të na ndihmojë në zgjidhjen e disa nga problemeve më serioze në botë si pajisja me ushqim, shëndetësinë dhe ambientin jetësor. Folës e tjerë të dalluar në Samit janë Zdravko Pocivalsek – Ministër për Zhvillimin Ekonomik i Slovenisë, Nika Gilauri – ish Kryeministër i Gruzisë, Karina Barnholt Kleper nga këshilli Nordik i ministrive, Ricardo Monti – ish kryetar i agjensisë tregtare të Italisë, Livio Straca nga Banka Qendrore Evropiane, Mihael Mizrahi nga kolegji Azrieli në Jerusalem, Marko Butkovic nga agjensia Europiani i Gjithësisë, Shuichi Fukuda – profesor i Universitetit Stanford, Francesco Odone – konsulente për projektin ‘Qytete të Mençura Europiane,’ dhe profesionistë të tjere.

Panelistët do të diskutojnë për atë se si qytetet mund të bëhen “Të mençur“; për prodhim dhe komercializim të biogazit, biodizelit dhe energjisë diellore; për teknologjinë e mbikqyrjes nga larg të shëndetit; për bashkëpunimin ndërmjet njerëzve dhe makinave; për makinat elektrike, eko shtëpitë, inxhinerinë emotive, resurset natyrore, inovacionet në industrinë e telekomunikacionit, për ekonominë qarkore  dhe shumë më shumë.

Mirjana Doncic Biton, Drejtore udhëheqëse e biznes asosiacionit Kanado-Serb deklaroi se Samiti i vitit të kaluar arriti sukses të vërtetë nëpërmjet temave të zgjedhura me kujdes për të cilat flisnin profesionistë të dalluar, për atë se si Maqedonia dhe rajoni kanë mundësi të bëhen ndër më të mirët“. Samiti Maqedonia 2025 do të mbahet në Shkup më 20 dhe 21 tetor në hotelin e ri Marriott në sheshin Maqedonia. Që të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje ju ftojmë që të regjistroheni në web faqen e organizatës: http://www.macedonia2025.com/summit/register2016

samiti-ne-shkup-ngjarje-e-nivelit-boteror-per-profesionistet-dinamik-te-ballkanit-businessmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0