Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit - Business Magazine Albania

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Tirana do të kthehet në një pikë takimi të rëndësishme të biznesit ndërkombëtar më 14 prill. Në kuadër të Samitit të Diasporës 2026, që do të mbahet në datat 13, 14 dhe 15 prill në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet forumi ekonomik “Diaspora, partner në biznes dhe inovacion”.

Ky event, që është një ndër pikat më të rëndësishme të Samitit, organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe me Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës, duke krijuar një platformë të përbashkët dialogu mes institucioneve dhe sipërmarrjes ndërkombëtare.

Forumi synon të shërbejë si një hapësirë konkrete për nxitjen e investimeve, krijimin e partneriteteve të reja dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues për biznesin. Në këtë kuadër, një vëmendje e veçantë i kushtohet kalimit nga modeli tradicional i remitancave drejt një qasjeje më të strukturuar të investimeve të diasporës.

Lexo edhe: Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt në Tiranë

Një ndër elementët më të rëndësishëm të këtij aktiviteti është pjesëmarrja e kompanive të rëndësishme europiane, të ftuara nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, të cilat kanë shprehur interes konkret për tregun shqiptar apo kanë tashmë eksperienca të suksesshme bashkëpunimi. Bëhet fjalë për kompani të rëndësishme si TERRA-A, Port of Antwerp-Bruges, Van Oord, Rhenus Logistics, Dupi Fruit etj.

Prania e këtyre kompanive prestigjoze pritet të sjellë, jo vetëm mundësi të reja investimi, por edhe transferim njohurish, teknologjie dhe standardesh.

Përmes këtij forumi, synohet gjithashtu, forcimi i rolit të diasporës si një aktor strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit, duke e shndërruar atë në një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe tregjeve ndërkombëtare. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i sektorit privat janë elementë kyç për të garantuar rezultate konkrete dhe afatgjata.

Forumi Ekonomik i 14 prillit pritet të jetë një pikë takimi mes ideve, kapitalit dhe mundësive, duke kontribuar në ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, ku diaspora shqiptare luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Dhoma e Biznesit të Diasporës njofton të gjitha kompanitë që duan të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të datës 14 prill, që të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdhf5KSGOAEFgDMY6DTmOE05SYy0fGRgO17Linci3WY6uZiKw/viewform?pli=1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0