Një garë e re titanësh po merr formë në Perëndim, dhe këtë herë nuk ka të bëjë me makina elektrike apo inteligjencë artificiale, por me krijimin e “super aplikacionit” të parë të vërtetë, një platformë unike që bashkon rrjetet sociale, identitetin digjital, pagesat dhe aplikacionet e palëve të treta në një vend të vetëm.
Lexo gjithashtu: Startup-i që po përdor inteligjencën artificiale për të luftuar mashtrimet/ Sapo siguroi 35 milionë dollarë
Sam Altman dhe World App, orbët që skanojnë sytë
Sam Altman, themeluesi i OpenAI, po e çon përpara vizionin e tij për një botë ku identiteti digjital verifikohet përmes skanimit të syve. Aplikacioni i tij “World App”, i njohur më parë si Worldcoin, po fiton vrull, mbi 12 milionë përdorues në mbarë botën kanë verifikuar identitetin duke skanuar me pajisjen futuristike “Orb”.
World App ofron tashmë mesazhe, dërgim kriptomonedhash, dhe së shpejti një kartë debiti Visa që shpërblen përdoruesit me akses në mjete të AI si ChatGPT Plus. Kompania po zgjerohet shpejt, ka hapur dyqane, vendosur mijëra kioska Orb dhe planifikon të hedhë në treg në vitin 2026 versionin portativ “Orb Mini”.
Lexo gjithashtu: Opinion/Si do të jetë jeta kur AI të jetë më i mirë se ne në çdo gjë
Elon Musk dhe transformimi i X, nga rrjet social në platformë financiare
Nga ana tjetër, Elon Musk nuk po rri duarkryq. Ai është duke e transformuar platformën X (dikur Twitter) në një përzierje rrjeti social-fintech. Me shërbimin e ri “X Money”, përdoruesit do të mund të dërgojnë para, të lidhin karta debiti dhe të verifikojnë identitetin përmes dokumenteve zyrtare, të gjitha brenda një aplikacioni të vetëm.
X ka siguruar tashmë licenca për transmetim parash në 41 shtete të SHBA-së dhe ka partneritet me Visa Direct, duke përshpejtuar ambicien për të qenë portofoli dixhital i së ardhmes.
Dy qasje, një qëllim, kush jemi në epokën e AI?
Të dy gjigantët po përpiqen të zgjidhin të njëjtin problem, si të vërtetohet që një përdorues është njeri i vërtetë në një botë gjithnjë e më të dominuar nga inteligjenca artificiale. Por rrugët që ndjekin janë krejt të ndryshme.
World App përdor biometrikë të bazuar në blockchain, ndërsa Musk mbështetet tek të dhënat tradicionale të identitetit dhe sistemet financiare klasike.
Lexo gjithashtu: Agjentët inteligjentë: A është kjo e ardhmja e punës në epokën e AI?
Ky duel po shihet si një nga betejat më intriguese në teknologji, dy vizione të ndryshme, dy platforma gjigante dhe një qëllim i përbashkët, të kontrollojnë mënyrën se si komunikojmë, paguajmë dhe provojmë kush jemi në internet.
Dhe pyetja që lind natyrshëm është, kujt ia beson më shumë identitetin dhe paratë, Sam Altman apo Elon Musk?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto