Sa sekonda duhet të jetë në ekran një reklamë? - Business Magazine Albania

Sa sekonda duhet të jetë në ekran një reklamë?


Një reklamë në internet duhet të jetë në ekran për 14 sekonda që të ketë shanse për të qenë e shikuar, sipas një studimi të ri në marrëdhëniet midis shikueshmërisë, kohës së shikimit dhe aftësisë së njerëzve për të kujtuar reklama.

Studimi nga firma e reklamave InSkin Media, në bashkëpunim me firmën kërkimore Now Hulumtime dhe Sticky – përfshiu rreth 4,300 konsumatorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe teknologjinë duke përfshirë “ndjekjen me sy” dhe matjen e shikueshmërisë.

Një e treta arriti një “kohë shikimi” (koha e kaluar duke parë reklamën) më pak se një sekondë, ndërsa vetëm 42% e panë reklamën për të paktën një sekondë.

Koha mesatare që një reklamë ishte parë në fakt ishte 0.7 sekonda.

Studimi gjithashtu zbuloi se sa kohë një reklamë duhet të shikohet për të rritur nivele të caktuara të kohës së shikimit.

Mesatarisht, një reklamë duhet të shikohet për 14 sekonda.

Studim zbuloi gjithashtu se koha që njerëzit kalonin duke parë reklama ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme nga katër formatet kryesore. Më shumë kohë shpenzohet në faqe për sipërmarrje rreth 7.5 sekonda, e ndjekur nga billboards (3.3 sekonda), gjysmën e faqeve (shikon vetëm pjesën e parë të një ëebsite) rreth 0.9 sekonda dhe në fund reklamat e shfaqura në website (0.7 sekonda).

Steve Doyle, CCO i InSkin Media, shpjegoi se një fushatë duhet të vlerësohet në tri faza: a ka patur reklama mundësinë për t’u parë, a u pa në të vërtetë dhe si ka qenë ndikimi.

Formatet e vogla kanë norma dhe mundësi më të larta për t’u parë”  dhe shumë fushata të mëdha u optimizuan kundër tyre, tha ai. “Por koha e shikimi është shumë e ulët dhe në këtë mënyrë është e optimizuar për angazhim dhe ndikim të ulët.”

Burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0