Sa miliona fiton Mariah Carey nga “All I Want for Christmas Is You”?! - Business Magazine Albania

Sa miliona fiton Mariah Carey nga “All I Want for Christmas Is You”?!

Sa miliona fiton Mariah Carey nga “All I Want for Christmas Is You”?!

Mariah Carey njihet gjerësisht si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, titull që ia detyron hitit të saj të pavdekshëm “All I Want for Christmas Is You”, publikuar në vitin 1994.

Që nga dalja e saj, kënga i ka sjellë Carey-t rreth 60 milionë dollarë në të drejta autoriale, sipas Forbes. Vlera e hitit është rritur vazhdimisht ndër vite, duke i shtuar këngëtares miliona dollarë çdo vit.

Aktualisht, Forbes vlerëson se Carey fiton rreth 2.5 milionë dollarë në vit nga kjo këngë, ndërsa New York Post e çon këtë shifër deri në 3 milionë dollarë në vit. Më 13 dhjetor, “All I Want for Christmas Is You” u bë kënga e parë e Krishtlindjeve që kalon 2 miliardë dëgjime në Spotify, duke shënuar një rekord historik. “Kjo është e pabesueshme,” tha Carey për PEOPLE. “Jam shumë mirënjohëse për të gjithë dëgjuesit e Spotify në mbarë botën që e kanë bërë këtë këngë pjesë të traditës së tyre të Krishtlindjeve, vit pas viti.”

Lexo edhe: Si po përgatitet sistemi financiar shqiptar për rrezikun klimatik?

Kënga është pjesë e albumit të katërt të Carey-t, “Merry Christmas”, dhe pati sukses të menjëhershëm global, duke kryesuar top-listat në 26 vende. Gati tre dekada pas publikimit, ajo vazhdon të rikthehet çdo sezon festash në krye të Billboard Hot 100 dhe në listat më të dëgjuara të Spotify. Sipas Forbes, në vitin 2021 kënga u bë kënga e parë e Krishtlindjeve që fitoi Çmimin Diamond të RIAA, çmim që jepet pasi një këngë kalon 10 milionë shitje dhe transmetime. Dy vjet më vonë, ajo u përfshi edhe në Regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve të Bibliotekës së Kongresit të SHBA-së.

“Ky është një nder i jashtëzakonshëm për mua!” shkroi Carey në platformën X. “Absolutisht nuk e imagjinoja që kjo do të ndodhte kur po e shkruaja dhe regjistroja këtë këngë.”. “All I Want for Christmas Is You” mbetet jo vetëm një simbol i Krishtlindjeve, por edhe një nga këngët më të suksesshme dhe fitimprurëse në historinë e muzikës pop.

people

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0