Sa mbrojtje mund të ofrojnë maskat?

Sa mbrojtje mund të ofrojnë maskat?

maskat

Studiuesit japonezë kanë konfirmuar se maskat mund të ofrojnë mbrojtje nga grimcat e ajrit që përmbajnë koronavirus, por efektiviteti i tyre ndryshon shumë. Virologët në Universitetin e Tokios thonë se rezultatet e tyre bazohen në eksperimente reale me koronavirus.

Në këtë laborator janë dy manekinë përballë njëri-tjetrit, njëri prej tyre është i pajisur me një pompë që injekton virusin. Studiuesi përdor kokën e manekinit për të simuluar kollitjen. Manekini tjetër imiton frymëmarrjen duke thithur grimcat e virusit.

Lexoni: 7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket

“Ne bëmë një simulim ku një person kollitet dhe shpërndan virusin ndërsa tjetri e thith atë,” shpjegon profesori i virologjisë Yoshihiro Kawaoka.

“Ne krahasuam tre lloje të ndryshme maskash: prej pambuku, kirurgjikale dhe maskën N95. Maska N95 ishte më e mira. E dyta është ajo kirurgjikale dhe e treta maska prej pambuku.” Por profesori thotë se maskat nuk janë zgjidhja e përsosur.

“Nuk ka dyshim se maskat zvogëlojnë sasinë e virusit që hyn në trup, por nuk duhet ta mbivlerësojmë efektshmërinë e tyre,” shpjegon studiuesi.

Takemasa Sakaguchi, Profesor i Virologjisë në Universitetin Hiroshima analizoi rezultatet e studimit dhe thotë se ato janë interesante sepse përdorimi i koronavirusit të vërtetë në eksperimente është diçka e rrallë.

“Në eksperiment u përdor koronavirus i vërtetë. Unë shoh përpjekjen që ata bënë për të marrë rezultate sa më afër aktualitetit. Besoj se rezultati është shumë i ngjashëm me situatën reale”, tha profesor Sakaguchi.

Në rrugë të gjithë duket se mbajnë maska, por jo të gjithë janë të mbrojtur njëlloj.

Zhang Bohan, student kinez që mëson gjuhën japoneze thotë: “Tokioja ka rreth 200 raste të reja infeksioni çdo ditë, prandaj mendoj se të paktën në Tokio, ne duhet të mbajmë maskë.” Shumë njerëz në Tokio mbanin maska edhe përpara pandemisë.

“Jam mësuar të mbaj maskë sepse kam kollën e mirë. E mbaj edhe për t’u mbrojtur nga gripi, sidomos në dimër. Gjatë verës është pak e vështirë sepse bën nxehtë, por gjithsesi nuk është problem të mbash një maskë”, thotë Megumi Mochizuki.

Studimi tregon se maskat ofrojnë shkallë të ndryshme mbrojtjeje dhe se do të ishte e gabuar që njerëzit ta mendojnë veten plotësisht të mbrojtur sa herë që vënë maskën. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0