Sa interes tregojnë të rinjtë shqiptarë ndaj kriptomonedhave? Gjetjet e sondazhit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?” - Business Magazine Albania

Sa interes tregojnë të rinjtë shqiptarë ndaj kriptomonedhave? Gjetjet e sondazhit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”

Grupimi studentor ABC Tirana Club prej vitit 2019 po zbaton programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, për zbatimin e të cilit po bashkëpunon me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Edicionin e Pestë ata janë kushtuar kriptomonedhave, përmes një Projekti titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?”, dhe për të cilin po mbështeten nga programi “B4Students”.


Këto ditë ABC Tirana Club ka publikuar gjetjet e një sondazhi që ka zhvilluar në muajin tetor 2022 me 300 studentë nga universitetet publike dhe private të Shqipërisë.
Sa të familjarizuar ndjeheshin të pyeturit bazuar në informacionin që kishin mbi kriptomonedhat? Pjesa më e madhe, 31%, zgjodhi alterantivën e përgjigjes “shumë pak”, kurse 19% u shpreh “aspak” dhe 7% “pak”. Në anën tjetër 13% pranuan se ndiheshin të familjarizuar “shumë mire”, kurse 18% “mirë dhe 12% “mjaftueshëm”.
Cila do të ishte shtysa më e madhe për përfshirjen në një investim në kriptomonedha? – ishte një pyetje, për të cilën u zgjodh më shumë përgjigja “formë për t’u pasuruar”, 45%. Më pas renditej përgjigja “liri nga bankat”, 27%, “spekulimi” 10% etj. Kjo pyetje kishte dhe numrin më të madh të atyre që nuk prefereuan të japin përgjigje, 13%.

Për pyetjen se cili shkak e frenon më shumë aktivitetin normal me kriptomonedha, aletrnativa më e zgjedhur për përgjigje ishte “paqëndrueshmëri ekstreme” me 53%, pastaj renditeshin  alternativa të tjera, si “lidhja me aktivitetin kriminal” (22%),  “ekziston vetëm në kompjuter”, (13%) dhe “pak tregtarë e pranojnë atë” (12%).

Ligji 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, miratuar nga Kuvendi Shqipërisë më 1 shtator 2020, ku përfshihet dhe veprimtaria me kriptomonedha, duket se njihet në mynyrë të limituar. Pjesa më e madhe të pyeturve, 36%, pranuan se “pak” e njihnin ligjin, 20% u përgjigjën “shumë pak” dhe 14% thane “aspak”. Në masën 30% e atyre që kishin njohuri për ligjin 66/2020, 21% kishin nivelin “mjaftueshëm” dhe 9% “shumë”.
Mbi pjesëmarrjen e të pyeturve në aktivitete të lidhura me kriptomonedhat, rreth gjysma (46%), pranuan se “nuk kam marrë pjesë”, ndërkohë që 19% pohuan se kishin qenë fizikisht në aktivitete të tilla; 29% online dhe 6% ishin angazhuar në dy formatet, edhe fizikisht edhe online. Pyetjes tjetër se për çfarë aspekti do të ishin më shumë të interesuar nëse do të ftoheshin për një trajnim mbi kriptomonedhat, përgjigjet ishin: “si të fitoni” (33%), “si funksionon” (28%), “si të tregtoni” (16%), “si ta ndërtoni/krijoni”, (14%) dhe “si ta përdorni” (9%).

“Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati!?” përveç sondazhit përfshin dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, si dhe organizimin e një Forumi Diskutimi me ekspertë që pritet të mbahet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0