Sa % e ndot industria e modës mjedisin? - Business Magazine Albania

Sa % e ndot industria e modës mjedisin?

Mbrojtja e mjedisit, por dhe e industrisë europiane është qëllimi i nismave të reja të aprovuara nga PE. Objektivi final është reduktimi i të ashtuquajturës Fast Fashion, që është prodhimi masiv me cilësi të ulët dhe çmime mjaft të ulëta, duke tejkaluar normat e konsumizmit, të cilat gjithnjë e më shumë ndosin më pas mjedisin. Industria e modës pritet të arrijë këtë vit një rekord prej 108 miliard euro nga shitjet, duke shënuar rritje 16.% në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, vetëm pjesa e Fast Fashion duket se është përgjegjëse për 10-18% të ndotjes nga CO2 në atmosferë, duke mos marrë në konsideratë mbetjet e plastikës, pasi 70% e veshjeve janë më fibra, derivate të naftës.

Lexo:Horoskopi sot: Parashikimet astrologjike të parave për 3 maj 2023

Nisma e fundit e Parlamentit Europian përqendrohet në këtë pikë, për të rregulluar me ligje më të ashpra Fast Fashion.

Pikë së pari, materialet duhet të jenë më cilësi më të lartë dhe çmim me të lartë. Mbi të gjitha, ato veshje që mbeten të pashitura nga një koleksion, mos të hidhen në koshin e mbeturinave, sikurse ndodh, por të qëndrojnë në magazinë e dyqane deri në shitjen e tyre.

Ky është një hap i vogël kundrejt këtij problemi, duke patur parasysh që në një vit 80 milionë tonë veshje të pashitura digjen ose ndotin detet e oqeanet tona.

europa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0