Sa ditë pushimi kanë vendet e Europës? Po Shqipëria? - Business Magazine Albania

Sa ditë pushimi kanë vendet e Europës? Po Shqipëria?


Shqipëria numëron 14 ditë pushimi zyrtare në vit, shifër kjo e cila është ndër më të lartat në Europë.

Sipas Worldatlas, Europa llogarit mesatarisht nga 9 deri në 15 ditë pushimi zyrtare e që quhen edhe festa kombëtare. Këto ditë janë të paguara dhe në rast se njerëzit punojnë gjatë këtyre festave ata paguhen më shumë.

Një rast përjashtues është Mbretëria e Bashkuar, ku ditët zyrtare të pushimit nuk janë të detyrueshme për punonjësit. Nëse ata zgjedhin të punojnë gjatë këtyre ditëve nuk përfitojnë pagesa shtesë. Kjo shpjegohet me faktin se britanikët kanë më shumë ditë leje të zakonshme në krahasim me vendet e tjera europiane, e që llogaritet në 28 ditë pune.

Harta tregon se Shqipëria është ndër ato vende që ka ditë më shumë zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtën numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.

Megjithatë numri i ditëve të pushimit ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Gjithashtu varet edhe nga rastet kur ato mund të bien në ditët e fundjavës siç është e shtuna dhe e diela.

Në botë, vendi me numrin më të madh të ditëve zyrytare të pushimit është India me 21 ditë e ndjekur nga Kolumbia dhe Filipinet me 18. Kina dhe Hong – Kongu kanë 17 ditë zyrtare pushimi, ndërsa Tajlanda, Turqi dhe Pakistani gëzojnë nga 16 ditë. Japonia, Argjentina dhe Suedia llogarisin 15 ditë pushimi zyrtare në vit.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të shlodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.

Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

sa-ditë-pushimi-kanë-vendet-e-Europës-po-Shqipëria-business-mag

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0