S.E.A.M. Incubator: Ku talentet krijuese takohen me suksesin - Business Magazine Albania

S.E.A.M. Incubator: Ku talentet krijuese takohen me suksesin

Destil Creative Hub lançon .S.E.A.M. Space for Experiments in Art and Manufacturing (Hapësirë per Experimentim në Art dhe Manifakturë)

Space for Experiments in Art and Manufacturing (.S.E.A.M.) është një program inkubimi i Destil Creative Hub, i menduar si një laborator eksperimental i cili çdo vit mirëpret ide dhe projekte nga brand-e te reja vendase, designers, krijues dhe student me qëllim transformimin e vizioneve të tyre në rezultate të prekshme dhe produkte që përmes design dhe materialeve innovative adresojnë tema të rëndësishme bashkëkohore.

Sektori i designit po përjeton një periudhë tranzicioni ku gjuhët dhe standardet e paracaktuara po i lenë vendin qasjeve të reja kompozicionale.Proceset, materialet dhe teknologjitë po ndryshojnë jo vetëm në drejtim të përshpejtimit të performancës dhe mjeteve të mendimit krijues, por edhe në përgjigje të problematikave aktuale sociale, ekonomike dhe ambjentale që bota po përjeton.

Nga inteligjenca artificiale te përgjegjësia mjedisore, tema të shumta luajnë një rol në këtë tranzicion drejt botës së nesërme. Një territor me kufij ende të paqartë ku design ,pavarësisht fushës, pasqyron gjithmonë tendencat, zhvillimet dhe nevojat e njerëzimit, duke iu përshtatur periudhave të ndryshme historike. Sot, kontributi i designerave në rimendimin dhe rindërtimin e së ardhmes së njeriut në një botë më të mirë është më i vlefshëm se kurrë. Prandaj, dizajni kthehet ne një instrument te domosdoshëm për të riformësuar marrëdhëniet që ne kemi me qytetin, objektet e përditshëm dhe me njëri tjetrin. Si pjesë e hulumtimit dhe kontributit të vazhdueshëm që Destil tashmë prej 10 viteve jep në sektorin e industrive krijuese në vend, përmes programit .S.E.A.M. synojmë të kontribuojë në forcimin e sektorit të prodhimit shqiptar, duke e bërë të mundur tranzicionin dhe kalimin nga një sektor ekzekutues ne nje sektor me potencial prodhimin aktiv të artikujve dhe brand-eve më të ndergjegjshëm ndaj impaktit të tyre, të krijuar dhe dizajnuar brenda Shqipërisë.

Photo Credits: Eduard Pagria
Photo Credits: Eduard Pagria

Lexo edhe:Innovation NEST 2023 bën bashkë investitorët dhe startup-et në Tiranë!

Përmes bashkëpunimit me 2 Universitete partnere si Universiteti Polis, me laboratorin IF dhe Universitetin Politeknik të Tiranës me Laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Textile, si dhe aktivizimin e bashkëpunimin me punishte të vogla dhe manufaktura vendase, .S.E.A.M. kërkon të mundesojë jo vetëm ekspertizë mbi procesin krijues dhe lancimin e një produkti të ri në treg por dhe tu japë mundësi pjesmarrësve të eksperimentojnë dhe hulumtojnë praktika me bashkëkohore dhe materiale të reja që po revolucionarizojnë  dizajnin. Pjesë e këtij rrugëtimi Destil ka ftuar Venera Mustafën, sipermarrëse dhe designer nga Prishtina, në rolin e kuratores dhe bashkëideatores së hapësirave të ndryshme për mendim dhe eksperimentim që .S.E.A.M. do të ofrojë përgjatë programit të tij. Thirrje për të marrë pjesë në programin e .S.E.A.M., i mundësuar falë mbështetjes së EU4I ju pergjigjen 40 aplikues me formim ndërdisiplinore, si arkitektura, dizajni urban, dizajni i materialeve te qendrueshme, design mode dhe textili, gaming etj.

Photo Credits: Eduard Pagria
Photo Credits: Eduard Pagria

Pas një procesi seleksionimi bazuar mbi inovacionin në teknika e materiale, zgjidhje të problematikave, përgjegjsinë ndaj impaktit në ambjent, parimeve etike dhe estetike të propozimeve 15 pjesmarrës , të paraqitura me poshte sipas rendit alfabetik, u përzgjodhen dhe kanë nisur ciklin e mentorimeve me ekspertë të fushave të ndryshme kreative vendas dhe ndërkombëtare.

Adelajda Pjetri & Joana Kacorri (Industrial Design)

Armela Lamaj (Fashion Design, Accessories)

Barbara Doda (Artisanal Crafts, Pottery)

Dejvi Dauti (Reusable Furniture Design)

Eleni Sara (Furniture Design)

Engi Janaqi (Fashion Design)

Enkeleda Lika & Rixhers Dengo (Sustainable Materials and Packaging)

Jonida Ciko&Orjeta Aliaj (Textile and Embroidery)

Jonida Gjoka (Furniture Design)

Kejdi Biraçi (Shoe Design)

Ledia Kostandini (Textile and Product Design)

Redina Qose&Enza Rripaj (Publishing)

Sadmira Malaj (Sustainable, Recyclable Paper Design)

Sibora Hoxha (Graphic Design)

Vivian Mehmedaj (Game Design)

82.5% e aplikantëve ishin nën 30 vjeç dhe 90% gra dhe vajza. Kjo tregon një nivel të lartë të ambicies dhe frymëzimit te të rinjtë dhe grave që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në sektorët kreativë.

Photo Credits: Eduard Pagria
Photo Credits: Eduard Pagria

Programi i SEAM Cohorti i 1, do te mbyllet në Maj 2024 por pjesmarrësit do të kenë mundësi të aksesojnë hapësirat e tjera që .S.E.A.M. do të ofrojë dhe që do të vinë në formën e seminareve, programit publik, ekspozitave, pop up-eve dhe bashkëpunimeve me realitete të reja kombëtare e ndërkombëtare. Pas përfundimit të fazës së aplikimit, inkubatori organizoi një takim ku, Sonila Abdalli, bashkethemeluese e Destil Creative Hub dhe Esmerina Hidri, Strategic Producer dhe Koordinatore në Destil mirepritën 15 fituesit dhe bashkëpuntorët e .S.E.A.M. në ambjentet e Destil Garden. Eventi nisi me një narrativë frymëzuese ku audienca u njoh me historine mbrapa krijimit te Destilit me sfidat dhe pikat kulmore, duke përfshirë këtu dhe programin e inkubimit të .S.E.A.M. Sipërmarrësit e zgjedhur do të përfitojnë nga 4 workshop-e teorike, 6 workshop-e mbi prototipin, si dhe 4 vizita në biznese vendase.

Sebastian Berwanger, Drejtues i projektit EU4Innovation përgëzoi pjesëmarrësit për numrin e lartë të grave që po marrin pjesë në këtë program dhe i uroi sukses në rrugëtimin e sipërmarrës. Së shpejti do të mësojmë më shumë rreth artistëve që po marrin pjesë në .S.E.A.M. si dhe për produktet e tyre.

S.E.A.M. Incubator synon të ofrojë një mjedis mbështetës dhe të frytshëm për sipërmarrësit e rinj dhe krijuesit, duke u ndihmuar atyre të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kthejnë idejet në projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme.

Photo Credits: Eduard Pagria
Photo Credits: Eduard Pagria

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0