Innovation NEST 2023 bën bashkë investitorët dhe startup-et në Tiranë! - Business Magazine Albania

Innovation NEST 2023 bën bashkë investitorët dhe startup-et në Tiranë!

InnFest 2023
~5 minuta lexim

Innovation NEST është një Rrjet Ballkanik i Guruve të Biznesit, me bazë në Shqipëri, për të mbështetur, investuar, inkubuar dhe ndihmuar zhvillimin e industrive dhe ndërmarrjeve të teknologjive të reja në vendet e Ballkanit Perëndimor 6 (WB6), për të qenë inovativë dhe konkurrues drejt përvetësimit të pranisë së tyre në përkatësisht. vendeve, rajonit dhe në mbarë botën.

Qëllimet e INN:
1.Bashkëpunimi & Promovimi i sipërmarrjeve (të rinjtë, veçanërisht gratë);
2.Ndihmon startup-et e teknologjisë së lartë në fazën fillestare të lulëzojnë dhe mbështet punësimin e të rinjve në një industri në rritje të TIK-ut;
3.Krijimi i ndikimit social në afat të gjatë;
4.Sjell teknologji dhe biznese të qëndrueshme komerciale në tregun lokal dhe global;
5.Drejton suksesin në shënjestrimin e njerëzve kryesorë.
6.Mbështet aftësitë dhe talentet dixhitale (Zhvillon më shumë të diplomuar dhe më të aftë; Inkurajon sipërmarrjen si një zgjedhje karriere; Përmirëson zhvillimin e aftësive kërkimore)

Objektivat e INN:
1.Përmirësimi i bashkëpunimit në nivel strategjik ndërmjet të gjitha palëve të interesuara
2.Përmirësim i mëtejshëm si në infrastrukturën e butë ashtu edhe në atë të fortë
3.Rritja e fondeve të disponueshme (kapitali sipërmarrës, financimi fillestar dhe investitorët engjëj)
4.Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimet përkatëse duke u fokusuar në nxjerrjen në pah të më të aftëve kur flitet për TIK përmes stërvitjes dhe mentorimit.
6.Përqendrohuni në programe specifike për të nxitur kulturën midis të rinjve për sipërmarrjen dhe teknologjinë.

Lexo edhe: Innovation Nest – A jeni gati ta çoni startup-in tuaj në nivelin tjetër?!

Eventi do të zhvillohet për 3 ditë me rradhë, përktësisht në datat 8,9,10 Shtator.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Valer Pinder, në ditën e parë të INNFest, themelues i Aladini.al, njëkohësisht edhe organizator i INNFest u shpreh se kishte ndjerë të njëjtën energji pozitive si sot edhe në takimet e mëparshme me stafin organizues dhe se kjo energji ishte e destinuar për të bërë gjëra të mëdha. Energjia është edhe si shkas e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, e cila njëkohësisht na jep dhe  ndjenja që nuk mund të shprehen me fjalë dhe nuk mund t’i vihet një emër. Ai gjithashtu u shpreh se edhe me informacionin e pafund që na rrethon, përsëri e kemi të pamundur ta kuptojmë të vërtetën.”Ne mund të jemi me një person në kafe, por jemi disconnected nga ai, sepse ai është connected me mijëra njerëz në Instagram feed-in e tij dhe në këtë formë ne kemi vështirësi për ta kuptuar atë dhe se çfarë po ndodh me gjërat lidhur me të” – u shpreh Z.Pinderi.

Edhe pse jemi kaq afër njëri tjetrit, ne përsëri nuk mund ta kuptohemi shtoi Z.Pinderi dhe për t’ja arritur këtij qëllimi ne duhet të flasim me njerëzit, t’i njohim ata më nga afër, të kalojmë kohë dhe situata të ndrsyshme me ta dhe vetëm në këtë formë ne mund ta njohim vërtet siç duhet njëri tjetrin.Kjo është edhe arsyeja e organizimit 3ditor të InnFest 2023 , networking dhe njohja e njëri tjetrit në shumë sfera.

Bashkorganizatorë tjetër ishte dhe Destil Creative Hub, e cila u mor me pjesën kreative të INNFest.Në një intervistë ekskluzive për BusinessMag Albania, znj.Sonila Abdalli, përfaqësuese e Destil, u shpreh se festivali këtë vit nuk ka vetëm tekologji, por inovacioni  është gjithandej. “Destili donte t’i jepte diversitet këtij festivali dhe për këtë folëm edhe me organizatorët e tjerë për ndarjen e hapsirave në 3 zona: innovation arena, ku ndodhen të gjitha koorporatat; arena stage dhe startup hall ,  i cili për mendimin tim është më interesanti, “- u shpreh znj.Abdalli.

Ndër organizatorët kryesorë të festivalit ishte TOK Agency dhe në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të TOK, Erind Alickolli, ai u shpreh se Innovation Nest si fillim nisi si një konferencë me Startups dhe pas vitit të 2 të Innovation Nest, ai mori shumë kërkesa nga investitorët për të investuar për Startup-et. Festivali i Inovacionit ka lindur si ide B2B, midis investitorëve dhe startupeve që prezantuan idetë pas thirrjes për Startup. Këtë vit bashkë me AECA dhe Destil ne sollëm një festival për më pak se një muaj.AECA po merret me pjesën e konferencës me ftesën e njerëve; TOK është ai që ka krijuar Festivalin e Inovacionit, pra është  dhe merremi me pjesën e logjistikës, marketingun dhe brandimin, ndërsa Destil këtë vit mori pjesë për herë të parë në festival dhe u mor me pjesën e Wonderland, gjithashtu dhe pjesën e axhendës së kreativës.

Vitin tjetër ne urojmë dhe shpresojmë që të rikthehemi më fuqishëm, pse jo edhe në formë exhibiton, por jo në formë panairi, në një mënyrë alterntive , por shumë më interesante dhe tërheqëse.

 

Për më shumë informacione rreth INNFest, klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0