Rusia kufizon aksesin në Facebook - Business Magazine Albania

Rusia kufizon aksesin në Facebook

aksesin

Rusia ka kufizuar aksesin në Facebook për shkak të pasojave të sulmit të saj në Ukrainë.

Nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë në të vërtetë ato kufizime, të cilat nuk duket se përbënin një ndalim ose mbyllje totale të faqes në Rusi.

Roskomnadzor, rregullatori i komunikimeve në vend, duket se ka sjellë kufizime në përgjigje të ndryshimeve të bëra nga kompania mëmë e Facebook, Meta. Meta tha se do të etiketojë llogaritë e mediave në pronësi ruse, në atë që tha se ishte një përpjekje për të kufizuar sasinë e dezinformatave në platformën e saj.

Lexoni: Sistemi SWIFT që mund të dëmtojë rëndë ekonominë e Rusisë. Vendet perëndimore po hezitojnë ta bllokojnë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Facebook për shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve të saj.

Meta ka thënë se po shton një “numër masash” që synojnë të ruajnë platformat dhe përdoruesit e saj të sigurtë ndërsa situata në Ukrainë përkeqësohet.

Nick Clegg, zëvendës-president për çështjet globale, tha se kishte krijuar një “Qendër të Operacioneve Speciale” që do të kërkojë përmbajtje problematike dhe se ekipet e saj do të vëzhgonin përpjekjet për të “abuzuar me platformën tonë”. Por dukej se ishin ato kufizime në faqet e mediave të kontrolluara nga shteti që kishin bërë që rregullatorët e Rusisë të përgjigjeshin.

Clegg tha se Meta do të “ndërmerrte hapa të gjerë për të luftuar përhapjen e dezinformatave dhe etiketimin e përmbajtjeve nga mediat e kontrolluara nga shteti dhe përmbajtjeve që kontrolluesit e fakteve i kanë vlerësuar të rreme”.

/theindependent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0