Sistemi SWIFT që mund të dëmtojë rëndë ekonominë e Rusisë. Vendet perëndimore po hezitojnë ta bllokojnë - Business Magazine Albania

Sistemi SWIFT që mund të dëmtojë rëndë ekonominë e Rusisë. Vendet perëndimore po hezitojnë ta bllokojnë

Me rritjen e viktimave në Ukrainë, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, paralajmëroi se politikanët europianë dhe amerikanë do të kenë “gjak në duart e tyre” nëse nuk do të vendosnin tarifën më të madhe ndaj Moskës duke e shkëputur Rusinë nga sistemi i pagesave Swift.

Çfarë është sistemi Swift?

Swift është shkurtimi për Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication – Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën. Swift është sistemi kryesor i sigurt i mesazheve që bankat përdorin për të kryer pagesa të shpejta dhe të sigurta ndërkufitare, duke lejuar që tregtia ndërkombëtare të rrjedhë pa probleme. Ky sistem është bërë mekanizmi kryesor për financimin e tregtisë ndërkombëtare.

Kush e zotëron Swift?

Swift, themeluar në vitet 1970, është një kooperativë e mijëra institucioneve anëtare që përdorin shërbimin. Me qendër në Belgjikë, ajo qëndron neutrale në mosmarrëveshjet tregtare.

Nëse Swift është sistem neutral, a duhet të ndërhyjë në këtë rast?

Në të kaluarën, Swift i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur bllokimeve ndaj vendeve të caktuara, duke e përshkruar veten si neutral. Por në vitin 2012, Bashkimi Europian e ndaloi Swift-in t’u shërbente firmave dhe individëve iranianë të sanksionuar në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Sa serioz do të ishte bllokimi i Rusisë në Swift?

Boris Johnson u tha deputetëve se do të dëmtonte ekonominë ruse nëse do të bllokohej në Swift. Transaksionet e zakonshme do të duhej të kryheshin drejtpërdrejt ndërmjet bankave, ose të drejtoheshin përmes sistemeve rivale të reja, duke shtuar kostot dhe duke krijuar vonesa.

Pse SHBA heziton?

Një arsye është fakti se ndikimi në bizneset ruse mund të mos jetë aq serioz. Kreu i një banke të madhe ruse, VTB, tha kohët e fundit se ai mund të përdorë kanale të tjera për pagesa, si telefonat, aplikacionet e mesazheve ose emailet. Bankat ruse gjithashtu mund të drejtojnë pagesat nëpërmjet vendeve që nuk kanë vendosur sanksione, si Kina, e cila ka krijuar sistemin e saj të pagesave për të rivalizuar Swift.

Ndalimi i përdorimit të Swift nga Rusia mund të përshpejtojë përdorimin e sistemit rival të Kinës, Cips. Ekziston gjithashtu një frikë se mund të dëmtojë statusin e dollarit amerikan si monedhë rezervë globale dhe të përshpejtojë përdorimin e alternativave të tilla si kriptovalutat.

A do të ndikonte te vendet e tjera?

Administrata Biden është gjithashtu e shqetësuar se një bllokim i Rusisë në Sëift mund të dëmtojë aleatët e saj po aq sa firmat ruse. Rusia është një blerës i madh i mallrave të prodhuara nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe Gjermania. Rusia është furnizuesi kryesor i BE-së për naftën e papërpunuar, gazin natyror dhe lëndët djegëse të ngurta fosile. Pra, vendet europiane mund ta kenë më të vështirë të gjejnë furnizues zëvendësues.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0